Kukësi me fat, merr një pikë në Fier, Skënderbeu fiton në Durrës, Vllaznia ndalet nga Elbasani

Feb 28, 2015 | 16:57
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Apolonia – Kukësi Fierakët e nisin ndeshjen të transformuar nga ata që jemi mësuar t’i shohim deri tani dhe fillojnë mënjëherë sulmet e njëpasnjëshmë. Në minutën e 11 zhbllokohet edhe sfida.

Fili merr një top në afërsi të zonës dhe pasi shmang bukur 2 mbrojtësa dhe realizon duke kaluar Apoloninë në avantazh. Kukësi e sheh veten ne disavantazh dhe përpiqet të reagojë. Në minutën e 14′ Smajli hedh një top të rezikshëm në zonë por nuk shfrytësohet si duhet nga sulmuesit e Kukësit. Apolonia nuk mjaftohet me një gol dhe vazhdon të sulmojë portën e Halilajt.

Në minutën e  31′ Uzuni dyfishon shifrat. Talenti realizon golin e dytë duke shokuar totalisht verilindorët që nuk reagojnë dot për asnjë moment. Me shifrat 2-0 u mbyllën edhe 45 minutat e para. Me fillimin e pjesës së dytë Kukësi kryen të 3-ja zvëndësimet duke kërkuar me ngul golin që do të rihapë sfidën. Verlilindorët hidhen menëherë në sulm duke e mbyllur Apoloninë në portë por goli duke shumë larg. Goli që rihapi sfidën erdhi shumë vonë, saktësisht në minutën e 83-të me anë të Lushtakut.

Kosovari merr një pasim perfekt nga Pejiç dhe realizon duke ngushtuar diferencat. Kur ndeshja po i drejtohej fundit, saktësisht në munutën e 3-të shtesë, kuksianët gjejnë edhe golin e barazimin me anë të kroatit Pero Pejiç. Sulmuesi merr një top nga Shameti dhe realizon duke vulosur takimin në shifrat 2-2. Mbyllet gjithçka dhe Kukësi bën një hap fals duke rrezikuar seriozisht pozitat në vendin e parë, pasi Skënderbeu është vetëm 1 pikë larg.

 

APOLONIA – KUKËSI 2-2
Golat: Fili 11′ Uzuni 31′ Lushtaku 83′ Pejiç 90+3′
Formacionet
APOLONIA: Cakoviç, Nako, Atanda, Prifti, Dimo, Kaja, Hysenshanaj, Adenkule, Uzuni, Fili, Rajkoviç; Trajner: Artan Mërgjyshi
KUKËSI: Halilaj, Smajli, Dushku, Malota, Hallaçi, Shameti, Zeqiri, Lushtaku, Hysa, Mici, Pejiç; Trajner:Artim Shaqiri

Minutat:
11′ Fili merr një top në afërsi të zonës dhe pasi shmang bukur 2 mbrojtësa realizon duke kaluar Apoloninë në avantazh
14′ Smajli hedh një top të rezikshëm në zonë por nuk shfrytësohet si duhet nga sulmuesit e Kukësit
31′ Uzuni dyfishon shifrat
Me fillimin e pjesës së dytë Kukësi kryen të 3-ja zvëndësimet duke kërkuar me ngul golin që do të rihapë sfidën
83′ Pejiç pason për Lushtakun dhe ky i fundit shënon duke rihapur sfidën
90+3′ Pejiç barazon pasi mer një top nga Shameti dhe mposht portierin Cakoviç

 

 

Teuta-Skënderbeu 0-1

Loja nis me nje ritëm mjaft të mirë për të dyja ekipet. Janë korçarët ata që japin shkëndijen e parë në minutën e 4-t. Goditje dënimi për Skënderbeun, gjuan Progni por topi përplaset në mur, korçarët pretendojnë për prekje të topit me dorë, por për arbitrin gjithçka ishte e rregullt.

Në minutën e 13 është një rast për moviolë.  Martins përplaset me Hodon në mesfushë dhe arbitri ndëshkon brazilianin me karton të verdhë pasi ky i fundit reagoi keq pas faullit.  Është sërish Skënderbeu me topin në zotërim dhe që mundohet t’i afrohet golit. Në minutën e 16′ Radas provon me një goditje dënimi por topi përfundon mbi traun e portës. Në të 34-ten minutë, është sërish Radas që provon me kokë por topi kalon ngjitur me shtyllën. Kur pjesa e parë po i drejtohej fundit vjen edhe moment i golit të avantazhit për korçarët.

Në minutat shtesë, Shkëmbi harkon një top në zonë dhe Brahja prek topin me dorë. Arbitri nuk mendohet dy herë dhe sinjalizon për penallti duke nxjerrë edhe Brahjen me karton të kuq. Goditjen e merr përsipër Shkëmbi dhe shënon për të kaluar Skënderbeun në avantazh.

Në shifrat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë. Fraksioni i dytë nis më i qetë. Durrsakët vuajnë disavantazhin numerik por përsëri nuk dorëzohen dhe trajneri hedh në fushën e lojës Koreshin dhe Bekim Kulin. Bruno Dita ka një mundësi të mirë në minutën e 78’ por shpërdoron duke goditur keq. Në fundin e ndeshjes korçarët humbasin disa mundësi të mira  me Prognin dhe Stojkov për të vulosur takimin. Në fund ndeshja mbyllet 1-0 për Skënderbeun dhe korçarët e shohin veten në vendin e dytë 1 pikë më pak se Kukësi i vendit të parë.

TEUTA – SKËNDERBEU 0-1
Golat: Shkëmbi 45+3′ pen
Formacionet
TEUTA: Rizvani, E.Hoxha, Brahja, Ahmataj, Kotobelli, Dita, Hodo, Hoxhallari, Nika, Çota, Peposhi; Trajner: Gentjan Begeja.
SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Arapi, Abazi, Nimaga, Shkëmbi, Lilaj, Progni, Berisha, Martins; Trajner: Mirel Josa

 

Minutat:
04′ Goditje dënimi për Skënderbeun, gjuan Progni por topi përplaset në mur, korçarët pretendojnë për prekje të topit me dorë, por për arbitrin gjithçka ishte e rregullt
13′ Martins përplaset me Hodon në mesfushë dhe arbitri ndëshkon brazilianin me karton të verdhë
16′ Radas provon me një goditje dënimi por topi përfundon mbi traun e portës
34” Radas provon me kokë por topi kalon ngjitur me shtyllën
45+’Brahja prek një top me dorë në zonë dhe akordohet penallti
45+3′ Goditjen e merr përsipër Shkëmbi dhe shënon për të kaluar Skënderbeun në avantazh
58′ Largohet Abazi i dëmtuar, në lojë Jashanica
73′ Berisha pason për Latifin, ky i fundit godet por pret Rizvani
78′ Bruno Dita shpërdoron një rast mjaft të mirë pasi kordinohet keq dhe godet jashtë
86′ Stojkov gjuan por pret Rizvani
87′ Progni shpërdoron një mundësi mjaft të mirë

 

 

Vllaznia – Elbasani 1-1

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Elbasanit ka nisur e qetë, me një epërsi të lehtë të shkodranëve. Skuadra e Rainerit ishte me aktive në mbajtjen e topit dhe herë pas here përpiqej të ushtronte presing duke rrezikuar dhe portën e Elbasanit.

Goli që zhbllokoi rezultatin erdhi në minutën e 39-të pas një harkimi në zonë të Gilman Likës. Topi gjen këmbët e Hajdarit dhe ky i fundit godet menjëherë duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Me golin e shkodranëve u mbyll edhe pjesa e parë. Elbasani e nis mjaft mirë pjesën e dytë.

Miqtë luajnë më mirë dhe gjejnë golin e barazimit në minutën e 61-të me sulmuesin kamerunas Jontsha. Vllaznia zgjohet pas golit të pësuar dhe fillon të sulmojë sërish. Elbasani mbrohet mirë dhe del përpara me kundërsulme duke e bërë edhe më të bukur sfidën. Pavarësisht lojës së mirë dhe me raste nga të dyja ekipet, ndeshja mbyllet në barazim 1-1 dhe të dyja skuadrat ndajnë nga 1 pikë.

VLLAZNIA – ELBASANI 1-1
Golat: Hajdari 39′ Jontsha 62′
Formacionet:
VLLAZNIA: Selimaj, Gocaj, Sykaj, Beqiri, Hakaj, Tafili, Krymi, Dema, Lika, Shtubina, Soza; Trajner: Baldo Raineri
ELBASANI: Ruçi, Kaçuli, Gava, Hila, Musta, Toçi, Agboi, Sylaj, Çyrbja, Malindi, Lamçja; Trajner: Muharrem Dosti

 

Ranieri: Qëndrojmë aty ku jemi, nuk është fundi i botës

Përsa i përket valigjes, kur humbasim bëhet valigjia gati, në rast barazimi kam bërë valigjen e vogël gati, të tjerat ende jo. Ndërsa për ndeshjen, nuk arritëm të fitojmë, por barazuam. Nuk është fundi i botës, ne qëndrojmë atje ku jemi.

 

Qëndrimi në Superiore

Për momentin jemi të qetë, por para kemi disa ndeshje të vështira. Do luajmë me Laçin, Skëndërbeun, Kukësin, gjithçka mund të ndodhë, nuk e dimë atë, i’a lëmë kohës- tha për SuperSport tekniku i shkodranëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura