Kukësi i çmendur, kualifikim mes drithërimash në Maltë

Jul 17, 2018 | 19:55
SHPËRNDAJE

U mbyll një barazim 1-1 sfida e dytë e Ligës së Kampionëve mes Valetës dhe Kukësi. Një kualifikim dramatik për skuadrën e Armando Cungut, e cila kalon më tej falë një goli në fushën kundërshtare.

kukesi

Ishte gjeorgjian Dzaria heroi i verilindorëve, i cili në minutën e 84-t dërgoi topin në rrjetë pas asistit të Rumbullakut.

dzaria

 VALETA-KUKËSI 1-1

Santiago 67′ / Dzaria 84′

Përfundon takimi, Kukësi kualifikohet për më tej. 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

87′ Vangjel Zguro është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në stolin e rezervave për shkak të protestave, duke u nxjerrë jashtë.

84′ GOOOOOL Kukësi 1-1. Rrumbullaku harkon bukur një top në zonë, që nuk largohet si duhet nga mbrojtësit e Valetës dhe aty është gjeorgjiani Dzaria që gjuan fort me të djathtën dhe mposht portierin.

80′ Kamileri provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.

70′ Karton i dytë i verë për Valetën, ndëshkohet Alba.

67′ GOL 1-0  Mbrojtësi i majtë i Valetës, Zerafa, jep një asist në zonë për Santiagon, që gjuan fluturimthi dhe mposht Frashërin, 1-0 për maltezët.

valeta 2

65′ Kukësi kryen zëvendësimin e tretë, largohet Cyrbja në lojë Ethemi.

60′ Bonello ndërhyn në mënyrë të gabuar afër zonës. Gjuan Rumbullaku por goditja e tij bllokohet.

57′ Cungu bën 2 zëvendësime. Largohet Shkodra dhe Zguro, në fushë Harba dhe Shpehar.

56′ Kukësi merr kornen e parë në këtë takim. Pranë topit shkon Donjen Shkodra, i cili kroason, por largohet më pas rreziku.

50′ Çyrbja provon me një gjuajtje, por topi del jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë. Frashëri heroi i Kukësit në pjesën e parë.

Mbyllet pjesa e parë, Valeta-Kukësi 0-0. Dominim i skuadrës malteze, e cila ka arritur të ekzekutojë 10 korne por pa gjetur golin. 

shkodra

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44’ Sërish mrekulli e Frashërit, sulmuesi Fontanela shfaqet i lirë në zonë dhe gjuan, por portieri pret i sigurtë, duke evituar golin.

43’ Alba kroson në zonë pas një goditjeje nga këndi, është sërish Santiago, që shfaqet i lirë, gjuan, por këtë herë topi del jashtë.

42’ Valeta i afrohet goli, por Frashëri bën mrekullinë. Mesfushori Santiago lëshon një predhë nga afërsia e zonës, me portierin që grushton në korne, duke i mohuar avantazhin skuadrës malteze.

31’ Saleh shërben për sulmuesin Fontanela, që me një goditje tokazi në hyrje të zonës, nuk gjen dot kuadratin.

29’ Pikiolo gjuan fort nga jashtë zone, por topi nuk i bindet.

27’ Rast i artë për Kukësin pas një goditje dënimi nga një pozicion diagonal. Zguro kroson në zonë, aty ku Shameti kërcen mbi të gjithë, por është i pafat, teksa topi kalon ngjitur me shtyllën.

24′ Kukësi në vështirësi, maltezët dominojnë minutat e para të lojës. Edhe pse asnjë goditje në portë, skuadra e Valetës e kërkon golin nga krahët teksa ka fituar 6 korne në 25 minuta.

kukesi

15’ Alba godet fort nga jashtë zone, por me topin që po i drejtohej kuadratit, është Shameti që bën një devijim vendimtar.

10′ Lojë e luftuar me shumë faulle në mesfushë nga të dyja skuadrat.

8′ Zerafa ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Çyrbes.

6’ Goditje këndi për Valetën, Alba kroson në zonë, aty ky fantazisti Pikolo shfaqet i lirë dhe gjuan fort me të djathtën, por nuk gjen kuadratin.

4′ Saleh provon me një goditje, topi bllokohet nga mbrojtësit dhe shkon në këndore e cila ekzekutohet nga Alba.

1′ Ka nisur takimi.

Valeta: Benollo, Borg, Pena Beltre, Zerafa, Alba, Santiago, Muskat, Piciolo, Saleh, Fontanela.

Kukësi. Frashëri, Shameti, Alla, Rumbullaku, Melo, Dzaria, Musolli, Zguro, Çyrbja, Shkodra, Plaku.

formacionet-1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura