Kukësi fillon “kursimet”, largon brazilianin Erik Flores

Jul 24, 2016 | 9:56
SHPËRNDAJE

Nisin ndryshimet te Kukësi. Klubi dje ka larguar “beniaminin” e tifozërisë nga ekipi, pikërisht Erik Floresin. Braziliani ka tërhequr letrat në zyrat e klubit, duke shpallur zyrtarisht “divorcin”. Kjo lëvizje e verilindorëve vjen për shkak të kostos së madhe financiare që lojtari ka, por edhe prej problemit në gju. Kujtojmë që prej operacionit, rikthimi i mesfushorit në fushë vjen pas 6 muajsh.

flores

Ndaj Kukësi ka marrë këtë vendim, duke e cilësuar mbajtjen e brazilianit si një shpenzim të tepërt dhe jo efikas. Edhe pse Flores është një lojtar me të dhëna të jashtëzakonshme, gjë që e ka dëshmuar duke bërë diferencën gjatë sezonit të kaluar, në klub e kanë cilësuar të padomosdoshëm për kampionatin që starton në shtator, për shkak të gjendjes fizike. Drejtuesit morën vendimin për të shkëputur marrëdhëniet kontraktuale me të, ndaj mesfushori tashmë mbetet lojtar i lirë në treg. Flores merrte një pagë neto prej 5 mijë eurosh në muaj, ndërsa në 30 ndeshje të luajtura e ka gjetur 6 herë rrjetën.

635739558793569866

Ndërkohë, vetë lojtari në një prononcim për “Panorama Sport” thekson se pret të paguhet, duke dalë hapur kundër klubit. “Kukësi ka dy muaj që nuk më paguan, ndërsa mua më nevojiten para për të bërë fizioterapi, me synimin për t’u kthyer të luaj. Nuk jam larguar përfundimisht nga Kukësi, por jam duke diskutuar me drejtuesit për ta zgjidhur këtë situatë”, ka deklaruar dje Erik Flores.

Pejiç

Presidenti Safet Gjici dhe Kukësi do ndjekin një strategji tjetër. Paratë e “kursyera” nga largimi i Floresit do të përdoren për Pero Pejiçin. Duke qenë se kroati është lojtar i lirë në treg (pas largimit nga Estegali) dhe gatishmëria e shfaqur prej tij për të qenë pjesë e Kukësit ka bërë që klubi të marrë seriozisht rikthimin e tij në ekip. Kujtojmë që ishte vetë sulmuesi shtatlartë që për “Panorama Sport” pranoi se po planifikon rikthimin në Shqipëri, madje duke rrëfyer se veç Kukësit dy ekipe të tjera në Superiore kishin shfaqur interes.

Pejic-me-fanellen-e-Kukesit-1024x576

Pejiç, me sa duket, mbetet i preferuari i presidentit Safet Gjici, ndaj dhe tratativat nuk kanë vonuar. Gjatë dy ditëve të fundit, drejtori i klubit, Dritan Dervishi, ka nisur negociatat. Ai po bisedon me vetë futbollistin dhe agjentin e tij, madje mund të thuhet që tani që parimisht akordi është arritur. Mbeten edhe disa detaje të fundit për t’u diskutuar dhe në vazhdim pritet zyrtarizmi i kroatit, autor i 36 golave me Kukësin në sezonin 2014-2015.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura