Kukës- Bushtricë, shkarje rruge nga 40 deri në 70 cm thellësi, apelohet për kujdes

Apr 1, 2015 | 18:01
SHPËRNDAJE

Kukës- Një pjesë e aksit rrugor Kukës- Bushtricë ka shkarë në kilometrin 29 të tij. Sipas njoftimit zyrtar nga ARRSH, shkarja e rrugës varion nga 40 deri në 70 cm thellësi.

foto ilustruese ne Bushtrice

Inspektorët e drejtorisë së rajonit verior, në bashkëpunim me drejtorinë e policisë së qarkut Kukës, po marrin masa për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme.

Njëkohësisht po bëhet vlerësimi i shkarjes për ndërhyrjen urgjente.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve që përdorin këtë segment rrugor, të tregojnë vëmendje në respektimin e sinjalistikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura