Kukan: Nuk i bëjmë presion Serbisë për Thaçin

Apr 24, 2015 | 18:49
SHPËRNDAJE

Institucionet evropiane nuk po i bëjnë ndonjë trysni autoriteteve serbe për të shfuqizuar aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit.
Eduard Kukan, shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për Serbinë, citohet të ketë deklaruar se nuk ekziston kurrfarë rekomandimi zyrtar i Parlamentit Evropian që Beogradi të shqyrtojë ose shfuqizojë aktgjykimin ndaj shefit të diplomacisë së Kosovës, Hashim Thaçi.
 

Kukan

“Mendimi im është se Serbia është vend i pavarur dhe se të tillë duhet lënë që vetë të vendosë për këtë çështje, pa kurrfarë rekomandimesh nga do që vijnë ato”, ka thënë Kukan, transmeton “Telegrafi’.

Disa ditë më parë edhe Ulrike Lunaçek ka kërkuar që Beogradi të shfuqizojë vendimin për dënimin e Thaçit nga një gjykatë serbe e instaluar ne Prishtinë me 10 vjet burgim në vitin 1997.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura