Kukan dhe Vajgëll: Maqedonia të vlerësohen sipas meritave

Jun 28, 2018 | 10:29
SHPËRNDAJE

Ivo Vajgëlll dhe Eduard Kukan, dy deputetë, të cilët nga afër e përcjellin Maqedoninë në Parlamentin Evropian me vite, i kanë ndarë përshtypjet pas vendimit të djeshëm për fillim të kushtëzuar të bisedimeve me BE-në.

Pak zhgënjim për kushtëzimin dhe pritjen e gjatë, por megjithatë shumë shpresë se vendimi do ta mbajë Maqedoninë në rrugën reformuese edhe vitin e ardhshëm, është ndjenja që mbizotëron tek dy deputetët.

kukan

Vajgëll, si raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, dërgoi edhe letër deri te kolegët e tij deputetë mëngjesin e sotëm. Në letrën thuhet se është i zhgënjyer nga qëndrimi i ministrave.

“Nuk është korrekte për një vend, i cili më shumë se një dekadë ndodhet në pritje për shkak të kontestit të mirënjohur me emrin, i zgjidhur paradokohe dhe themeluar në kompromise të vështira, shkruan Vajgëll dhe shtoi se është gabim që Shqipëria dhe Maqedonia janë trajtuar si “duo” pa u përmbajtur në parimin e meritave vetanake, dhe shtoi se dy shtete janë shumë të ndryshme.

Në bisedën për MIA-n, Vajgëll thotë se nuk dëshiron të akuzojë vende anëtare ose institucione evropiane, por sipas tij, ajo që ka ndodh paraqet lëshim nga parimi i meritave vetanake nga ana e BE-së.

Eduard Kukan, nga ana e tij, konsideron se është me rëndësi të mbahet parimi i meritës vetanake edhe krahas asaj që Komisioni Evropian dëshiron të negociojë me grupe vendesh”, megjithatë “kjo qasje nuk është korrekte”, thotë ai.

Ajo që është me rëndësi për Maqedoninë në këtë moment, thonë që të dytë, është që ky moment të shfrytëzohet si nxitje reformuese dhe inkurajim.

“Maqedonia duhet ta kuptojë këtë si inkurajim, ndoshta kanë pritur më gjatë, por duke pasur parasysh kushtet dhe situatën në BE mendoj se ky është vendim pozitiv, flet në mënyrë konkrete për qershorin  e ardhshëm dhe është nxitje që të vazhdohet me reformat. Është pozitive që reformat do të monitorohen nga Komisioni”, theksoi Kukan.

“Maqedonia ka marrë garanci se hyn në procesin e afrimit drejt BE-së dhe duhet të shfrytëzohet koha që do të kalojë deri në fillimin formal të bisedimeve në vitin 2019 për punën intensive mbi reformat ekonomike dhe shoqërore”, shton Vajgëll.

Ai përkujton se procesi i skrinigut të  cilin e fillon menjëherë Komisioni Evropian ishte “vendimtar” për të gjitha vendet kandidate.

“Skriningu është pjesë shumë e rëndësishme e procesit sepse nënkupton zbulimin e përparësive dhe dobësive të secilit vend anëtar në raport me kushtet evropiane dhe është hapi i parë drejt BE-së”, sqaron Vajgëll, vendi i të cilit Sllovenia para pak kohësh kalonte në këtë proces.

Por, a ka rrezik që vitin e ardhshëm disa vende anëtare të Bashkimit Evropian  përsëri të vendosin frena kur duhet formalisht të fillojnë bisedimet? Kukan i Vajgëll nuk besojnë se është e mundur.

“Besoj se vendimi i Këshillit të ministrave është obligative, ndërsa ne në Parlamentin Evropian do të sigurohemi se Këshilli do ta përmbushë këtë obligim”, pohon Vajgëll.

Kukan jo vetëm që është i bindur se kështu lloj luftërash nuk do të ketë në qershor të vitit 2019, por beson edhe se Maqedonia shumë shpejt do të përparojë.

“Bëtë shumë edhe para se të kishit bisedime të hapura dhe gjithë kjo punë e bërë deri më tani do të jetë me interes të madh kur do të fillojnë bisedimet, për atë edhe nuk pres grindje vitin e ardhshëm”, nuk do të ketë shkak për Maqedoninë.

Edhe pse për Shqipërinë, pranon ai, nuk e përjashton këtë mundësi, varësisht nga ajo se si do të përparojnë reformat në gjyqësi në këtë vend.

Për disa javë Parlamenti Evropian do të dalë me raportin e tij për përparimin në Maqedoni, raport i cili tashmë paralajmërohet si pozitiv, thotë ai i cili e shkruan.

“Po e përfundojmë atë punë, raporti do të jetë njohje për Maqedoninë dhe për përpjekjet të cilat i investon politika e Maqedonisë në zgjidhjen e krizës politike, si dhe për hapat e rëndësishëm që do t’i bëjë diplomacia e Maqedonisë në përparimin me marrëdhëniet me fqinjët”, thotë Vajgëll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura