Kujtohet katastrofa/ Tërmeti që shkaktoi 1070 viktima dhe rrafshoi Shkupin

Jul 26, 2017 | 10:29
SHPËRNDAJE

Shkupi sot shënon 54 vjetorin e tërmetit katastrofal të vitit 1963 nga i cili humbën jetën 1070 persona ndërsa u plagosën 300 të tjerë.

termeti-1

Në përvjetorin e 54 të tërmetit shkatërrues, do të shënohen disa aktivitete përkujtimore nga naa e Qytetit të Shkupit.

Pas tërmetit të 26 korrikut të vitit 1963 e gjithë bota ishte alarmuar dhe angazhua të ndihmojë Maqedoninë. Kështu më 14 tetor të të njejtit vit, OKB njëzëri miratoi rezolutë për dhënnien e ndihmës Qeverisë së Jugosllavisë së atëhershme për rindërtimin e Shkupit të shkatërruar.

Në orën 5:17 të mëngjesit të 26 korrikut 1963, qytetarët e Shkupit i zgjoi tërmeti shkatërrues me intensitet prej 6.1 shkallë sipas Rihterit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura