“Kujtimi i tij vjen i gjallë me poezitë e idetë e vyera”/ Presidenti Meta kujton shkrimtarin Dritëro Agolli në 90-vjetorin e lindjes

Oct 13, 2021 | 16:42
SHPËRNDAJE

ilirmeta

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar shkrimtarin dhe poetin e mirënjohur Dritëro Agolli në 90-vjetorin e lindjes së tij.

Kreu i shtetit ka shkëputur disa vargje nga vepra e shkrimtarit, “Kur të jesh i mërzitur shumë” teksa shkruan në rrjetesociale se Dritëroi do të dritërojë përjetë për gjithçka që i la trashëgim kombit shqiptar.

Meta shkruan se kujtimi i tij vjen i gjallë me poezitë, librat, idetë e vyera dhe këshillat e mençura kaq aktuale.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

“Në raft të librave kërkomë,
Atje do jem i fshehur unë
Në ndonjë fjalë e ndonjë shkronjë.
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje.”

Dritëroi ynë i madh do të dritërojë përjetë për gjithçka i la trashëgim kombit shqiptar!

Në 90-vjetorin e lindjes, kujtimi i Tij vjen i gjallë me poezitë, librat, idetë e vyera dhe këshillat e mençura kaq aktuale.

Dritëro Agolli u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare më 3 shkurt 2017. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në perëndim e në lindje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura