Kujdesi Neonatal….Si të këmi bebe të shëndetshëm dhe prindër të kënaqur

Apr 19, 2018 | 14:51
SHPËRNDAJE

Të dashur prindër!

Së pari i urojmë jetë të gjatë pjesëtarit më të ri të familjes tuaj!

Për ju prindër hapet një dritare e re e jetës, me detyra dhe përgjegjësi të reja.

Foshnja juaj ka nevojë për ushqyerje, kujdes dhe shumë dashuri….

”Mëmësia dhe atësia janë role që mësohen duke jetuar”!

Në këtë rrugëtim të gjatë një rëndësi të veçantë kanë përvojat e para, pra si të jeni të përgatitur për të përballuar sa më mirë këtë përvojë të re në jetën tuaj. Pikërisht, duke qenë se kjo etapë është shumë e rëndësishme si për prindin ashtu edhe për të porsalindurin, në Spitalin Hygeia e gjithë kjo eksperiencë përjetohet nën përkujdesin dhe ndihmën e pakursyer të stafit mjekësor & infemieror të Maternitetit dhe Neonatologjisë, të cilët janë aty për t’ju asistuar dhe lehtësuar këtë përvojë sa të bukur aq edhe të vështirë.

Shërbimi i Neonatologjisë  Hygeia funksionon si një shërbim i mirëstrukturuar  si nga ana e stafit mjekësor të kualifikuar dhe me eksperiencë, por edhe nga ana e teknologjisë mjekësore bashkëkohore që disponon dhe ambienteve superkomode dhe moderne të ideuara për të qenë në funksion të qëllimit tonë kujdes mjekësor optimal dhe të standartizuar për nënat e reja dhe foshnjat e tyre. Kjo nënkupton  kujdes të vazhdueshëm për të porsalindurin duke ndjekur me përpikmëri rekomandimet dhe protokollet bashkëkohore dhe ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

hygeia

REPARTI I NEONATOLOGJISЁ HYGEIA

Për një shërbim të sigurt dhe cilësor përkujdesja e stafit tonë mjekësor fillon që nga kujdesi në sallën e lindjes, identifikimi i të poprsalindurit dhe krijimi i kontaktit të parë të nënës me beben qysh në sallën e lindjes, që më pas vijon me vizitën e parë nga ana e mjekut pediatër-neonatolog, vendosja e një profilaksie të sigurt për vitaminën K, vaksinimi i të porsalindurve dhe kujdesi specifik që ofrohet për bebet në situata specifike mjekësore.

Shërbimi i Neonatologjisë Hygeia është i përgatitur dhe ofron Kujdes Neonatal Intensiv dhe Subintensiv të specializuar, për bebet e lindura prematurë apo me çrregullime të tjera,  të tilla si: probleme me frymëmarrjen, zemrën, traktin tretës, urinare, uro-genitale, neurologjike, infeksioze, ikterit te të porsalindurit etj.

Gjithçka bëhet e mundur nën përkudjesjen e një stafi të dedikuar dhe me eksperiencë shumëvjeçare mjekësh dhe infermierësh, të specializuar dhe trajnuar brenda dhe jashtë vendit, të cilët ofrojnë shërbimin dhe kujdesin e tyre të specializuar çdo ditë, 24 orë/24.

Në këtë Shërbim gjejnë zgjidhje dhe ofrohet asistencë mjekësore për çdo bebe apo urgjencë mjekësore neonatale. Po aq të rëndësishme janë edhe vizitat neonatale që ofrohen në këtë Shërbim ku mjekët pediatër – neonatë vlerësojnë dhe ndjekin më përgjegjesi mbarëvajtjen e bebit, porn ë të njëjtën kohë asistojnë edhe prindërit në rrugëtimin e tyre duke i pajisur me informacione dhe këshilla të nevojshme mbi gjithçka duhet të dinë për kujdesin ndaj bebit, sidomos në momentin kur dalin nga Materniteti dhe do jenë në shtëpi me bebet e tyre.

Për një përkujdesje dhe shërbim maksimal dhe të kompletuar për të porsalindurin, në Paketat e lindjes Hygeia janë të përfshira edhe analiza dhe ekzaminime bazike për të porsalindurin si: analiza e grupit te gjakut, depistimi metabolik për të porsalindurin (që realizohet në momentin e daljes së bebit nga Materniteti), si dhe eko koksofemorale, ekzaminim ky që kryhet në muajin e dytë pas lindjes.

Të shumtë janë pacientët e vegjël që janë ndjekur me përkushtim dhe devocion nga stafi I mjekëve dhe infermierëve të Shërbimit të Neonatologjisë Hygeia, ku mund të numërojmë më shumë se 1200 bebe në vit, (të ardhur në jetë në Maternitetin Hygeia), rreth 100 bebe në vit të hospitalizuar në Terapinë Intensive Neonatale, dhe rreth 4.000 vizita ambulatore në vit për bebat në periudhën neonatale.

Prej vitesh tashmë, Shërbimi i Neonatologjisë Hygeia ka rezultate të shkëlqyera në ndjekjen dhe trajtimin e personalizuar të foshnjave premature, shtatëzënive binjake dhe trinjake, si dhe shtatëzënive pas fekondimit in vitro. Gjithashtu ofrohet ndjekje e specializuar konform protokolleve ndërkombëtare për foshnjet premature, pas daljes nga Materniteti.

Por çka e bën të veçantë kujdesin për të porsalindurin në Maternitetin Hygeia është ajo që sot konsiderohet si ‘Care in Neonatology ’; pra jo vetëm kujdes mjekësor, por edhe ngrohtësi dhe dashuri për foshnjën, informim dhe mbështetje për nënën e re, gjë e cila përkthehet në mirëqënie dhe jetë më cilësore për të porsalindurin dhe familjen e tij. Prindërit janë pjesëtarë aktivë  të ‘grupit të kujdesit’ ndaj bebes së tyre.

Shumë prej familjeve të reja, në vijueshmëri të modelit të ndjekjes neonatale, zgjedhin të vazhdojnë ndjekjen pediatrike dhe vaksinimin e foshnjës së tyre pranë Spitalit Hygeia.

Qëllimi final është një dhe i përbashkët “Të kemi bebe të shëndetshëm dhe prindër të kënaqur”.

E ku ka më bukur….Ky është edhe Misioni ynë, përtëritja e jetës !!!

Dr.Sh.m. Eda Jazexhiu-Postoli

Pediatre Neonatologe

Shefe e Shërbimit të Neonatologjisë Hygeia

Tel : 04 23 90 000

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura