Kujdesej për një fushë sportive, por “shërbente” edhe drogë. Pranga 33 vjeçarit shqiptar (Emri)

Sep 24, 2020 | 13:15
SHPËRNDAJE

Një 33 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.

1600937760-0-spaccio-di-droga-arrestato-il-custode-del-campo-sportivo-di-paceco

Gazmend Hazizllari, i arrestuar disa herë nga policia, u prangos sërish. Ai ishte kujdestar i një fushe sportive në Pacesso dhe prej kohësh ishte mbajtur nën vëzhgim nga karabinierët.

Mbrëmjen e djeshme lëvizjet e tij u ndoqën që nga mbyllja e fushës sportive e deri tek hyrja në rrugët e qytetit, ku shqiptari filloi të bënte ndalesa të shkurtra para shtëpive. Ai hynte dhe qëndronte disa minuta dhe më pas largohej.

Pas ndalesës së tretë, policia e ndaloi çka u bë nervoz. Në atë moment, policia ushtroi kontroll personal dhe të automjetit.

E fshehur në xhepin e pantallonave, në një mbështjellës celofani, u zbulua një substancë narkotike e llojit marijuanë.

Përveç lëndës narkotike, policia gjeti edhe 480 euro në kartëmonedha të ndryshme.

Për më tepër, fakti që i riu kishte gjithçka që i duhej për të paketuar dozat në moment, nxori në pah mënyrën se si e dorëzoi drogën në shtëpi duke e paketuar në vend.

Hazizllari u arrestua dhe u gjykua me një rit të drejtpërdrejtë këtë mëngjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura