‘Kujdes, ulni shpejtësinë’, ARRSH: Mjegulla e dendur pushton këto akse rrugore në vend

Feb 27, 2021 | 10:23
SHPËRNDAJE

mjegull lac lezhe

Mjegulla e dendur ka “pushtuar” disa akse në vend. Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon vëmendjen e qytetarëve nëse do duan të përdorim akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok.

Në këto rrugë ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

“Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar/kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”, thotë ARRSH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura