Kujdes strategjinë e ndarjes afatgjatë të Pekinit

Feb 25, 2021 | 8:53
SHPËRNDAJE

Zeneli_ValbonaVALBONA ZENELI

MICHAEL RYAN

Marrja e vendimeve kon sensuale me shpejtësi sipas rëndësisë është sfida kryesore e multilateralizmit të rinovuar të Presidentit Joe Biden. Bota është një vend konkurrues, në të cilin lulëzojnë liria dhe inovacioni, por është gjithashtu një vend ku qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike përballen me disavantazhe të rëndësishme. Nga ana tjetër, regjimet autoritare mund të marrin vendime më shpejt, të vënë në dispozicion burime shtetërore më lehtësisht dhe të rrinë më gjatë në qëndrimet e tyre konkurruese apo konfrontuese, thjesht sepse udhëheqësit e tyre nuk u nënshtrohen zgjedhjeve të lira ne vendet e tyre.

Ky realitet ndërkombëtar duhet të detyrojë NATO-n dhe Bashkimin Europian të punojnë së bashku me partnerët e tyre përkatës globalë për të vendosur përparësi të qarta, për të kuptuar dhe menaxhuar rreziqet e mundshme dhe për t’u zotuar për të marrë vendime të mira kolektive përpara nevojës. Tri detyrat më urgjente dhe të rëndësishme për udhëheqësit e angazhuar për të marre vendimet e rëndësishme për të kapërcyer avantazhet e vendeve autoritare janë resilienca (qëndrueshmëria), uniteti dhe autonomia.

RESILIENCE

Në terma të sigurisë dhe mbrojtjes, resilienca, aftësia për të vepruar nën presion dhe mes vështirësive, është çelësi i deterrences (parandalimit). Mes vështirësive të sotme, të cilat në shumicën e rasteve mund të gjurmohen në veprimet e aktorëve të jashtëm, aftësia e NATO-s për të performuar deterrence, dhe nëse është e nevojshme të mbrojë në mënyrë aktive territorin e vendeve të NATO-s, varet nga vendimet konsensuale në Aleancë, aftësia për të mbledhur, lëvizur dhe furnizuar formacione të mëdha trupash në Europë, për të mbrojtur rrjetet dhe hapësirën e informacionit të aleatëve, si dhe për të forcuar operacionet e saj nga Amerika e Veriut.

E gjithë kjo supozon se vendet e NATO-s mund të bashkohen në konsensus sepse ato janë të lira nga ndikimet e jashtme të padrejta, siç janë ndikimet e pafavorshme ekonomike, humbja e kontrollit mbi infrastrukturën kritike, varësitë në zinxhirët e furnizimit të produkteve jetësore, ndërhyrjet në rrjet, veprimet korruptive të vendimmarrësve dhe fushatave të shfrenuara të dezinformimit brenda shoqërive të tyre.

Supozon gjithashtu që forcat të mund të komunikojnë në mënyrë të sigurt, të përdorin lirisht portet, aeroportet, hekurudhat, autostradat dhe zonat e nevojshme; që nevojat e popullatave në raste emergjente të plotësohen nga qeveritë kombëtare për të përfshirë sigurimin dhe mbrojtjen e ushqimit të sigurt, kujdesin urgjent mjekësor, energjinë e qëndrueshme, funksionimin i komunikimeve dhe rrjeteve thelbësore të transportit.

Me pak fjalë, për të siguruar mbrojtjen tonë kolektive, aleatët dhe partnerët tanë duhet të sigurojnë në mënyrë bashkëpunuese një mjedis të sigurt përmes një fokusi të përqendruar në resilience. Brenda një hapësire transatlantike, lidershipi ynë politik dhe forcat tona ushtarake mund t’i përgjigjen me sukses çdo krize sigurie dhe mbrojtjeje të imponuar nga regjimet autoritare apo aktorët e tjerë malinj. Nëse multilateralizmi ynë është efektiv për ta bërë këtë, është e pamundur që ne të mposhtemi ushtarakisht. Konkurrentët tanë autoritarë e dinë këtë, prandaj ata po ndjekin një strategji për të fituar pa luftuar, që kërkon të minojë përpjekjet tona të resiliences.

UNITET

Uniteti në një mjedis resilient sigurie është detyra e dytë më urgjente dhe e rëndësishme. Nëse regjimet autoritare nuk mund të na minojnë, atëherë taktika e tyre më e mirë është “përçarja”.

Ndërsa NATO, shprehja më e madhe e unitetit tonë politiko-ushtarak, mbron interesat e sigurisë dhe të paqes, komuniteti transatlantik i vendeve duhet gjithashtu të përpiqet më shumë, multileralisht, të forcojë asetin tonë më të rëndësishëm të përbashkët, unitetin tonë ekonomik.

Regjimi revanshist i Moskës është një sfidë e qartë ushtarake ndaj NATO-s dhe Perëndimit, dhe është një fokus kryesor i përpjekjeve të Aleancës. Nga ana tjetër, Partia Komuniste Kineze, me qëllimin e saj të deklaruar për t’u bërë shteti dominues ne botë, është në thelb një sfidë ekonomike. Fuqia e ekonomisë së integruar transatlantike është një mbrojtje kundër përpjekjeve kineze për të fituar hegjemoni financiare, ekonomike dhe teknologjike. Prandaj, ne duhet të supozojmë se një përqasje pre të “përçarë” Europën dhe Shtetet e Bashkuara është një strategji e Pekinit.

Uniteti ekonomik është thelbësor për mbrojtjen tonë. Ekonomia transatlantike është motori i prosperitetit tonë të përbashkët, i cili financon sigurinë tonë. Siguria dhe mbrojtja e unifikuar dhe resiliente, pa unitet ekonomik për ta mbështetur atë, do të çonte në një degradim të pashmangshëm të aftësive dhe kapaciteteve tona për të mbetur të pavarur. Për fat të mirë, themeluesit e prosperitetit tonë pas Luftës së Dytë Botërore e kuptuan mirë këtë aksiomë siç dëshmohet nga përpjekjet e tyre nën Planin Marshall. Në raportin e tyre vjetor “Ekonomia Transatlantike 2020”, studiuesit Daniel Hamilton dhe Joseph Quinlan rregullisht nxjerrin në pah si forcën, ashtu edhe unitetin e ekonomisë sonë të perbashket:

“Pavarësisht turbulencave politike transatlantike, Shtetet e Bashkuara dhe Europa mbeten tregjet më të rëndësishme të njëri-tjetrit. Ekonomia transatlantike gjeneron 5.6 trilionë dollarë në shitje totale tregtare në vit. Investimet e huaja direkte reciproke përbëjnë 6.3 trilionë dollarë dhe punësojnë deri në 16 milionë punëtorë në të dyja anët e Atlantikut.

Ekonomia transatlantike, e krijuar me qëllim për sukses pas Luftës së Dytë Botërore, ka prodhuar bllokun më të madh dhe më të suksesshëm të tregtisë në botë. Nxitur nga inovacioni, institucionet e bazuara në rregulla të qarta, konkurrenca teknologjike dhe krijimi i njohurive, ekonomia teatlantike përbën 43 për qind të ekonomisë globale, me 36 trilionë dollarë Prodhim të Brendshëm Bruto.

Uniteti brenda ekonomisë transatlantike paraqet një sfidë të rëndësishme për rritjen e Kinës. Megjithëse sot PBB-ja reale e Kinës (15 trilionë dollarë) është afërsisht 42 për qind e ekonomisë transatlantike, krahasuar me vetëm 7 për qind dy dekada më parë, rritja e mëtejshme varet nga aksesi në tregjet perëndimore, teknologjia dhe investimet.

Edhe pse ekonomia kineze u rrit me një faktor prej dymbëdhjetëherësh gjatë kësaj periudhe dhe ekonomia transatlantike vetëm u dyfishua, për të arritur ambiciet e Partisë Komuniste Kineze, për të arritur dominimin në ekonominë globale, ata do të duhet të vazhdojnë të përfitojnë nga rendi ndërkombëtar me bazë perëndimore dhe i tyre, i pakufizuar me hyrjen në tregun e lirë, të cilin ata e kanë përdorur me mjaft sukses për të shfrytëzuar ekonominë transatlantike.

Shpërfillja e vazhdueshme e rregullave të tregtisë ndërkombëtare përmes një model ekonomik të drejtuar nga shteti, sidoqoftë, ka filluar të zbehë shkëlqimin e Kinës në sytë e shumë njerëzve që më parë e shihnin vetëm si mundësi. Një zgjim i demokracive të tregut të lirë tani është ndoshta me afër, ndërsa axhenda ekonomike, e sigurisë dhe ideologjike e Partisë Komuniste Kineze, po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Në njëfarë mënyre, pandemia e koronavirusit zbuloi dobësitë tona individuale dhe kolektive. Mungesa e resiliences dhe unitetit transatlantik përballë strategjisë afatgjatë të Kinës u dëshmua nga mungesa e larmisë në furnizuesit e mallrave, dëshmia e kontrolleve mbizotëruese të zinxhirëve globale të furnizimit nga Kina, përmes dominimin të saj në sektorin e lëndëve të para dhe monopolin e saj të furnizimit të shumë produkteve kritike.

Tashmë është e qartë se zinxhirët e furnizimit transatlantik duhet të rindërtohen për të siguruar tepricë në sektorët kryesorë të sigurisë kombëtare dhe për të eliminuara varësitë nga Kina. Flitet për një “re-shore” të prodhimeve të mallrave kritike brenda ekonomisë transatlantike, dhe një diversifikim të rrjetet globale të prodhimit për të garantuar sigurinë e furnizimit. Shkurtimisht, një qasje e unifikuar për të mbrojtur dhe rritur një ekonomi transatlantike më elastike dhe resiliente është mbrojtja më e mirë kundër një Kine autoritare të vendosur për të dominuar shoqëritë e lira dhe të hapura.

Strategjia afatgjate e Pekinit ka si qëllim të ndikojë dhe bi-lateralizojë marrëdhëniet me vendet europiane duke përdorur platforma diplomatike si Belt and Road (BRI) apo “17 + 1”, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të rezultojnë si teste të vërteta për kohezionin e Bashkimit Europian. Ndërsa elitat politike në vende të ndryshme mund ta shohin praninë e Kinës si thjesht ekonomike dhe oportuniste, integrimi i thelluar ekonomik i Kinës në disa vende anëtare të BE-së së bashku me këmbënguljen e saj të palodhur për kushtet e saj kontraktuale sjell një rrezik të madh politik: vendet e Be-së anëtare të BRI, të cilat veprojnë vetëm dhe jashtë BE-së si një bllok, mund të krijojë perceptimin se me BRI, fuqia e Kinës mbizotëron në Euroazi.

Qëllimi i Pekinit është t’i kthejë këto vende politikisht neutrale kur bëhet fjalë për sigurinë dhe sfidat e të drejtave të njeriut ndaj normave dhe vlerave transatlantike, duke krijuar fraktura brenda BE-së, ndoshta edhe brenda NATO-s, por sigurisht midis komunitetit transatlantik.

Uniteti transatlantik është thelbësor për të parandaluar këtë rezultat, sepse e vetme Europa nuk posedon as forcën ekonomike, as ushtarake, dhe as koherencën politike për t’i rezistuar Kinës në mënyrë të pavarur. Uniteti dhe qëndrueshmëria në këtë kontekst do të thotë që ne duhet të sigurojmë në mënyrë bashkëpunuese mjedisin tonë, të parandalojmë kundërshtarët tanë, të mbrojmë territorin tonë dhe mbi të gjitha, ne duhet të sigurojmë prosperitetin tonë kolektiv. Është prosperiteti ynë që financon sigurinë dhe mbrojtjen tonë, e cila përkundrejt një strategjie autoritare “përça e sundo” nxjerr në pah prosperitetin si qendrën tonë të gravitetit. Ky realitet shtron edhe pyetjen: sa nga prosperiteti ynë duhet t’i kushtohet mbrojtjes së tij? Përgjigjja është: sa më shumë që duhet, në fund të fundit, është një çështje ekzistenciale.

AUTONOMI

Pika referuese e çështjes së mësipërme “sa duhet të shpenzojmë për sigurinë” është autonomia, detyra e tretë më urgjente dhe e rëndësishme për një multilateralizëm efektiv. Komuniteti transatlantik duhet të mbetet zot i fatit të vet. Një komunitet resilient transatlantik që gjeneron një ekonomi të unifikuar transatlantike duhet të angazhohet në mënyrë aktive si një aktor me të vërtetë i pavarur, brenda organizatave botërore që vizioni ynë i pas Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm të mbijetojë por edhe të lulëzojë. Autonomia strategjike si karakteristikë e qeverisjes sovranacionale, është shumë në modë në Europë pasi postBrexit, BE-ja po ndeshet me nocionin e Autonomisë Strategjike Europiane, një pyetje e cila përballë sfidave të konsiderueshme nga Pekini, Moska dhe gjetkë është gjithnjë e më shumë bazuar në matematikë.

Thelbi transatlantik i rrjetit global të demokracive të ekonomive të tregut të lirë, në kontekstin gjeostrategjik, ka një grup të vetëm burimesh, nga të cilat mund të marrë forcë dhe një grup të vetëm sfidash, me të cilat duhet të përballet në mënyrë multilaterale dhe gjithnjë e më urgjente.

Ne nuk kemi më mundësi të shpërndajmë burimet tona në operacione të pakoordinuara apo të paqëndrueshme në hapësirën e kufirit tonë të përbashkët. Imperativi për një multilateralizëm efektiv që funksionon me shpejtësinë e rëndësisë është që të koordinojmë tërheqjet tona të burimeve, në mënyrë që të mund të mbështesim angazhimet tona për të përmbushur sfidat për prosperitetin tonë, sigurinë dhe territorin tonë. As një Europë autonome dhe as Shtetet te Bashkuara autonome nuk kanë mundësi të mbrojnë veten kundër një sulmi autoritar dinamik oportunist që mund të prekë prosperitetin tonë individual dhe kolektiv.

Shuma e kostove që na imponohen nga jashtë është thjesht e tepërt për t’u trajtuar në mënyrë të njëanshme dhe qasja e cituar shpesh “ndarja e punës” për zgjidhje shumëpalëshe thjesht ofron mundësi të shtuara për kundërshtarët që të na ndajnë. Për suksesin tonë të vazhdueshëm, një formulë e thjeshtë duhet të jetë dhe të mbetet e vërtetë:

/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës + Europë > Kina + Rusia ose më mirë,

/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës + Europë +/ x > Kina + Rusia +/ n

(Ku x është shtimi i demokracive të tregut të lirë, dhe n / mund të jetë Irani, Koreja e Veriut, terroristët etj.)

Në dritën e realiteteve, me të cilat përballemi, Autonomia Strategjike Transatlantike, aftësia jonë kolektive për të mbështetur aktivitetet në ndjekje të interesave tona sipas vlerave të përbashkëta, duhet të jetë testi që ne zbatojmë në përpjekjet tona shumëpalëshe. I ndërtuar mbi sovranitetin resilient kombëtar, europian dhe amerikan siç shprehet përmes organizatave shumëpalëshe dhe në ndjekje të objektivave të përcaktuara në mënyrë bashkëpunuese, aftësia jonë për të ruajtur autonominë tonë kolektive me shpejtësinë e rëndësisë do të përcaktojë të ardhmen tonë përkatëse. Siç thoshte një ish-ambasador i SHBA në Francë, Benjamin Franklin, ndërsa kolonitë amerikane përpiqeshin të bëheshin me resiliente, të unifikuara dhe autonome, “Ne duhet të rrime të gjithë së bashku, ose me siguri do të jemi të varur të gjithë veç e veç”.

*Botuar te “The National Interest” dhe i vlerësuar si “Transtantic Must-Reads”

Michael Ryan ka shërbyer si Zëvendësasistentsekretar i Mbrojtjes për Politikat Europiane edhe teë NATO-s të SHBA-ve prej tetor 2019 deri në tetor 2020. Dr. Valbona Zeneli është profesore e studimeve të sigurisë dhe drejtore e Departamentit të Iniciativave Strategjike në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë, George C. Marshall (Marshall Center)

Ky artikull reflekton pikëpamjet e autorëve dhe jo domosdoshmërisht pozicionin apo politikën zyrtare të Marshall Center, të Departamentit të Mbrojtjes apo Qeverisë së SHBA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura