Kujdes, policia në çdo kryqëzim problematik të Tiranës. Në dy orë 64 gjoba për shoferët që bëjnë këto veprime

Jun 20, 2018 | 10:36
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka marrë dhe do të marrë në vijim masa ndëshkuese për shkelësit e sinjalistikës rrugore. Sipas tyre, jo vetëm këmbësorët nuk respektohen nga mjetet, por edhe mjetet nuk i japin përparësi mjeteve, duke mosrespektuar normat e sjelljes dhe sinjalizimin rrugor vertikal, shkelje të cilat janë shkaku kryesor i aksidenteve rrugore me dëme materiale dhe jo vetëm.

Duke marrë shkas nga fakti që në disa kryqëzime të kryeqytetit drejtuesit e mjeteve “injorojnë” sinjalizimin rrugor vertikal, duke krijuar trafik të rënduar dhe konfuzion në rrymat e trafikut, shkelje të cilat herë pas here, gjenerojnë në konflikte fizike dhe aksidente rrugore, Policia Rrugore e kryeqytetit monitoroi disa nga kryqëzimet më problematike dhe për rreth dy orë, konstatoi dhe procedoi administrativisht 64 drejtues mjetesh të cilët u verifikuan nga efektivët e Rrugores, në shkelje të normave të sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.

Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë javës, sipas problematikës dhe shqetësimeve të qytetarëve adresuar Policisë së Shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura