Kujdes nga kërpudhat, 11 persona humbën jetën nga helmimi

May 22, 2018 | 7:47
SHPËRNDAJE

Mbi 800 njerëz janë helmuar pasi kanë ngrënë kërpudha të egra toksike në perëndim të Iranit.

kerpudha

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha se, për pasojë, 11 veta kanë humbur jetën, raporton agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Mbi 200 persona janë shtruar në spital, shtoi zyrtari, duke vënë në dukje se nuk ka trajtim efektiv për këtë lloj helmimi.

Sipas agjencisë Tasnim, kërpudhat në fjalë rriten të egra në rajonet malore të pjesës perëndimore të Iranit dhe duken shumë të ngjashme me ato të ushqyeshmet. REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura