Kujdes me shpejtësinë në rrugë! Policia shton masat, pezullohen mbi 900 patenta në javët e para të 2020

Jan 24, 2020 | 16:16
SHPËRNDAJE

905 leje drejtimi janë bllokuar nga policia rrugore për 24 ditët e para të vitit 2020, për shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa janë vendosur edhe 1845 masa administrative.

Sipas policisë rrugore masat e marra vijë si rezultat i shtimit të kontrollit në rrugë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

policia

Në këtë kuadër, në të gjitha rrugët nacionale dhe në qytetin e Tiranës, qarkullimi i automjeteve monitorohet nga radarë Trucam dhe Petrol.

Policia Rrugore njofton se do të shtojë më tej masat gjatë fundjavës dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Policisë Rrugore

905 leje drejtimi të pezulluara për 24 ditët e para të vitit 2020, për shpejtësi tej normave të lejuara, si edhe 1845 masa administrative të vendosura, po për shpejtësi mbi limitin e lejuar.

Në zbatim të planit të masave “Tispol 2020”, për shtimin e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, në të gjithë vendin kanë vijuar dhe do vijojnë kontrollet me radar, për të evidentuar dhe ndëshkuar të gjithë ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara duke u kthyer në rrezik potencial për jetën e tyre dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në këtë kuadër, në të gjitha rrugët nacionale dhe në qytetin e Tiranës, qarkullimi i automjeteve monitorohet nga radarë Trucam dhe Petrol, të koaliduar konform normave dhe rregullave të vendeve të BE-së.

Edhe në qarqet ku nuk ka radarë, qarkullimi monitorohet nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, e cila ushtron kontrolle të befasishme.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera me radar, nga data 1 janar 2020 e deri mesditën e sotme, në të gjithë vendin janë pezulluar 905 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara, deri në dyfish mbi normën e lejuar, nga këto:

280 nga Policia Rrugore e Tiranës;

214 nga Policia Rrugore e Durrësit;

135 Policia  nga Policia Rrugore e Lezhës;

276  nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore që ka operuar në disa qarqe të vendit, si në Fier, Berat, Korçë, Vlorë, Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan e Gjirokastër.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin janë vendosur 1845 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit.

Policia Rrugore do të shtojë më tej masat gjatë fundjavës dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura