Kujdes! Marrja e aspirinës dhe pse me dozë të ulët, mund të shkaktojë më shumë dëme sesa përfitime

Apr 28, 2022 | 10:23
SHPËRNDAJE

Nëse deri më sot është rekomanduar gjerësisht nga mjekët përdorimi i aspirinës në doza të vogla për të holluar gjakun, sot duhet të rezervoheni përpara kësaj këshille.

aspirina

Aspirina, e cila mund të blihet lehtësisht në farmaci pa recetë mjeku, është konsideruar prej kohësh një strategji parandaluese për ata që shqetësohen për shëndetin e zemrës, sepse redukton mpiksjen e gjakut.

Mpiksjet e gjakut mund të çojnë në sulm në zemër ose goditje në tru.

Por personat e moshës 60 vjeç e lart që nuk po e marrin tashmë aspirinën si hollues gjaku, nuk duhet të fillojnë ta përdorin atë si masë parandaluese kundër sulmit në zemër ose goditjes në tru, sipas udhëzimeve të përditësuara nga ekspertët në SHBA.

Të dhënat e reja po nxjerrin në pah rrezikun e hemoragjisë së brendshme të lidhur me përdorimin e aspirinës. Kjo i ka shtyrë Task Forcën e Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së të rishikojë udhëzimet e tyre të vitit 2016.

Rekomandimet përfundimtare, bazuar në analizën e provave klinike të rastësishme që përfshijnë mijëra pjesëmarrës, u publikuan të martën.

Sipas tyre, personat e moshës 40 deri në 59 vjeç, të cilët janë të shqetësuar për sëmundjet kardiovaskulare, duhet të përdorin aspirinë me dozë të ulët vetëm në konsultim me një profesionist të kujdesit shëndetësor, i cili duhet të peshojë përfitimet dhe rreziqet individuale tek pacienti.

Rreziku i hemoragjisë së brendshme, me ose pa aspirinë, rritet me moshën.

Rishikimi i grupit të punës amerikan vë në dukje se rreziqet e gjakderdhjes janë gjithashtu më të larta për burrat, njerëzit me diabet dhe ata me një histori të problemeve gastrointestinale.

Sëmundjet nga mëlçia, pirja e duhanit dhe presioni i lartë i gjakut gjithashtu rrisin rrezikun.

Disa medikamente, duke përfshirë ilaçet anti-inflamatore josteroidale, steroidet dhe antikoagulantët e tjerë janë gjithashtu faktorë rreziku.

Përgatiti Panorama

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura