Kujdes, droni po ju vëzhgon! Publikohet pamjet si monitorohen makinat që nuk përdorin korsinë e duhur

Jun 25, 2022 | 11:00
SHPËRNDAJE

“Droni edukues”, është pajisja më e re inteligjente në përdorim të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.

Sipas policisë, droni është i dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes.

“Kujdes! Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor, ndërsa pozicionimi i mjetit në karrexhatë duhet të kryhet sipas nenit 141 të këtij ligji. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!”, apelon Policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura