Ja ku u gjet kufoma e gjymtuar në Leçe, familjarët e avokatit: S’mund të jetë e tij

Nov 19, 2017 | 19:43
SHPËRNDAJE

“Panorama” raportoi me heret se nga nje kerkim ne mediat italiane, dyshimet e forta jane se kufoma e gjetur ne Leçe, e gjymtuar, pa koke dhe e zhveshur, mund t’i perkase avokatit shqiptar Besnik Muço.

besnik-muço avokat

Por “News 24” ka kontaktuar me familjarët e avokatit, të cilët thonë se nuk kanë marrë njoftim zyrtar nga autoritetet italiane.

Ata hedhin poshtë mundësinë se kufoma mund të jetë i familjarit të tyre, raporton GSH.al.

Do të jenë analizat e ADN-në që do hedhin dritë mbi ngjarjen.

“Trupi është shumë i gjymtuar dhe duket se nuk ka kokë. Ai gjithashtu nuk ka rroba. Prandaj është e pamundur të identifikohet nga autoritetet në Leçe, të cilët e vendosën trupin në frigoriferin e morgut të qytetit”, raportojnë mediat italiane, shkruan “Panorama”.

Gruaja e Besnik Muços denoncoi zhdukjen e bashkëshortit të saj tek karabinierët e Maceratës, të cilët po zhvillojnë hetimet për këtë denoncim, ndërsa ka mbërritur në Shqipëri pak ditë më parë për të ndjekur nga afër hetimet për gjetjen e bashkëshortit të saj, e femijet i ka lene me gjysherit ne Itali.

Ja vendi ku u gjet kufoma qe dyshohet se i perket avokatit:

cadavere-castro-2 cadavere-castro-4-1 cadavere-castro-3-1 cadavere-castro-1-1-696x464

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura