Kufiri Kosovë-Serbi/ Ish-ministri: Të dëbohet nga Shqipëria “Sorosi” nëse ka gisht në këtë maskarallëk!

Aug 4, 2018 | 16:29
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, shprehet se “nëse realisht familja Soros është përfshirë në këtë maskarallëkun e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, Fondacioni SOROS duhet të dëbohet nga Shqipëria.

Manjani

“Do apo sdo Edi Rama, herët ose vonë! Si fillim Fondacioni SOROS duhet të dalë jashtë ligji dhe dëbohet nga territori i Republikës së Shqipërisë. Investimet off shore( nëse ka të tilla) të kryera prej këtij grupi, i konfiskon shteti! Në vijim kontaktet me familjen Soros, duhen konsideruar si TË PAPËRSHTATSHME. S’kemi pse ta duam ne më shumë sesa Hungaria, vendi i tij! Gjithnjë nëse familja Soros ka rol në këtë aferë anti-shqiptare”, shkruan Manjani në një shënim në rrjetet sociale.

“Kufijtë e Shqiptarëve janë temë për të cilën është derdhur gjak ndër shekuj”, e mbyll komentin ish-ministri.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura