Kufijtë/ Thaçi provon përsëri t’u mbushë mendjen liderëve të Luginës së Preshevës

Sep 10, 2018 | 7:57
SHPËRNDAJE

Është paralajmëruar që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot të takohet me liderët politikë të Luginës së Preshevës.

thac

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e informacionit të presidentit, sipas së cilës Thaçi dhe liderët e Luginës së Preshevës, pas takimit, pritet t’u drejtohen mediave me një konference të përbashkët.

Fillimisht, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte thënë se Lugina e Preshevës duhej t’i bashkohet Kosovës, nëpërmjet një “korrigjimi kufijsh” me shtetin fqinj.

Më vonë, kur foli për mediat, ndërkombëtare e vendëse, ai këmbënguli se “shkëmbim territoresh” nuk do të ketë.

Por, për bashkimin e Luginës me Kosovën paralajmëroi se do të bisedojë në Bruksel, me homologun e tij, Aleksandar Vuçiq.

Takimin e parë me Vuçiqin, të planifikuar pas këtyre deklaratave për kufijtë, Thaçi nuk e zhvilloi, ditë më parë.

Homologu serb nuk deshi të takohej me të, ndërsa një ditë më vonë, erdhi në Kosovë për vizitë – ku edhe dha deklaratën se shteti i tij s’do ta njohë kurrë Kosovën.
Pas shkuarjes së Vuçiqit, në Kosovë do të vijnë mysafirë tjerë. I pari i vendit ka ftuar udhëheqësit e Luginës që ta vizitojnë përsëri në Prishtinë.

Zyrtarët e Luginës do ta takojnë Thaçin në kabinetin e tij, para se të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Presidentit, konferenca do të mbahet të hënën, në orën 12.

Duket se Thaçi ka vendosur t’i shëtitë edhe një herë zyrtarët e Luginës. /Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura