Kufijtë/ Thaçi nuk ndryshon qëndrim, falenderon përkrahësit: Kjo e drejtë duhet të na bashkoje pa dallime

Aug 13, 2018 | 15:56
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, këmbëngul në qëndrimin e tij për një ndryshim të kufijve me Serbinë.

“Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Thaçi në një postim në Facebook.

Thjaci

“Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”, përfundon ai.

Po këtë të hënë, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se në Ballkan nuk do të ketë ndryshim të kufijve.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura