Kufijtë/ Thaçi flet prerë: Koha e luftës ka përfunduar, as ndarje, as autonomi, vetëm…

Aug 8, 2018 | 11:33
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi ka deklaruar sot ne nje konference per mediat se korrigjim do te kete vetem pas nje pajtueshmerie te dyanshme.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se ka kërkuar korrigjimin e kufirit me Serbinë, por mohon se kjo nënkupton ndarje të Kosovës.

“Dua të theksoi se dialogu ka vetëm një qëllim thelbësor, arritjen e marrëveshjes ndërshtetërore paqësore. Unë jam i përkushtuar për arritjen e marrëveshjes dhe kam propozuar, pas kërkesës së përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, për korrigjimin e kufijve. Si një mundësi e vetme që ata t’i bashkohen Kosovës, kjo nënkupton jo ndarje të Kosovës”, tha Thaçi.

thac

“Synimi nuk është ndryshimi i kufijve, është korrigjimi i tyre, kemi 400 km kufi që duhet të saktësohet me kufirin e Serbisë. Ky proces duhet të jetë i rregullt dhe transparent për llogaridhënie, ndaj shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Nëse ndodh pajtueshmëri e dyanshme, askush s’do të jetë kundër. Koha e luftës ka përfunduar, nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë autonomi. Korrigjim mund të ketë”, tha ai.

Lidhur me dialogun me Serbinë tha se vikendin e kaluar mekanizmat e sigurisë ishin të fokusuara në tejkalimin e çdo të papriture në veri të Kosovës.

“Mekanizmat e sigurisë ishin të fokusuar në tejkalimin e çdo të papriture apo befasie në vikendin e kaluar. Uroj që të mos kemi asnjë incident, asnjë problem, asnjë situatë që të mund të shkonte si mesazh i keq për Kosovën në botë”, ka thënë Thaçi.

Ai po ashtu tha se Kosova do t’i kryejë të gjitha obligimet nga marrëveshjet  të cilat janë nënshkruar në Bruksel.

“Themelimi i ASK-së do të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kosova vazhdon të jetë e interesuar për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Po i kalojmë ditët e nxehta të verës dhe debatet po bëhen gjithnjë më dinamike dhe produktive, e kjo është një gjë e mirë”, potencoi Thaçi.

Presidenti i vendit përsëriti edhe njëherë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është i vështirë, i rëndë por sipas tij i domosdoshëm.

“Ky është një proces jashtëzakonisht i vështirë, i rëndë por i domosdoshëm. Dialogu ka vetë një qëllim thelbësorë arritjen e marrëveshjes ndërshtetërore për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha ndër të tjera Thaçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura