Kufijtë e Kosovës me Serbinë, Ruçi: Duhet marrëveshje, Veseli: Vuçiçi s’mund të na…

Sep 12, 2018 | 11:13
SHPËRNDAJE

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka pritur sot në takim homologun e Kosovës, Kadri Veseli.

Pas takimit në Kryesinë e Kuvendit, Ruçi dhe Veseli kanë folur  për çështjen e shumë debatuar të rishikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e tij, Gramoz Ruçi është shprehur se faktorët politik në Kosovë duhet të tregojnë unitet, pasi në këto diskutime behet fjale për sovranitetin e Kosovës.

“Inkurajojmë marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës Aktorët dhe faktorët duhet të tregojnë unitet pasi bëhet fjalë për sovranitetin e Kosovës.”, ka thënë Ruçi.

Ndërkohë  që kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se Kosova po dëmtohet nga mungesa e unitetit mes forcave politike.

Sipas tij Aleksandër Vuçiçi nuk mundet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës.

“Jemi shumë krenar që kemi partnerë si SHBA-të dhe kemi partnerë si vendet e BE-së. Është momenti të mendojmë për gjeneratën e ardhshme, s’mundet Vuçiçi ta dëmtojë sovranitetin tonë.  Asnjë deklaratë nuk e dëmton më shumë Kosovën sesa mungesa e unitetit. Kosova ka mungesë uniteti, por tani duhet të mendojmë për të ardhmen. Pjesë e dialogut Kosovë-Serbi të jenë sëbashku të gjithë faktorët dhe pozita dhe opozita. Bashkërisht të shkojmë dhe ti kryejmë obligimet tona për vendin tonë”, ka thënë Veseli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura