Kufijtë, Berisha takim me Albin Kurtin: Aneksim i territoreve të Kosovës, akt destabilizues për rajonin

Sep 9, 2018 | 8:08
SHPËRNDAJE

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Ish-Kryeministri Sali Berisha i qëndron idesë së tij se rishikimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është një akt destabilizues për gjithë rajonin dhe është një shërbim për krijimin e Serbisë së Madhe. Ish-Kryeministri Sali Berisha i qëndron idesë së tij se rishikimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisëështë një akt destabilizues për gjithë rajonin dhe është një shërbim për krijimin e Serbisë së Madhe. Qëndrimin e tij, Berisha e shprehu në një takim që zhvilloi në zyrën e tij me kreun e kreun e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, të cilit i rikonfirmoi qëndrimin e tij kundër rishikimit të territoreve.

berisha-kurit

“Është një nga aktet më destabilizuese të rajonit, përpjekja e Beograditpër Serbinë e Madhe, për aneksimin e territoreve të Kosovës dhe destabilizimin e Ballkanit. Ky akt, nxjerrja e çështjes së kufijve të Kosovës, ka vendosur në harresë të gjitha problemet e vërteta që ekzistojnë dhe që duhet të zgjidhin Prishtina dhe Beogradi me dialog. E them këtu, që ne jemi plotësisht për dialog, kemi qenë, kemi mbështetur dhe do mbështesim dialogun, por e gjithë ajo që bëhet ka lënë në harresë 30 marrëveshje të pazbatuara, ka lënë në harresë mijëra e mijëra të zhdukur dhe kur e sheh nga afër, sheh që ka disa banda në Mitrovicën e Veriut, të cilat duket funksionojnë në unison për qeveritarët e Beogradit dhe argatët e tyre në Prishtinë.

Dhe, meqenëse këto banda nuk mund të jetojnë me ligj, tani thonë të shkëputemi dhe kanë gjetur, do të më falinbashkëkombësit e mi në Preshevë, të përdorin Preshevën si plaçkë tregu, në mënyrë që të realizojnë projektin e Serbisë së Madhe hap pas hapi”, tha Berisha. Për kreun e Vetvendosjes korigjimi i kufijve fillon me heqjen e kufijve me Shqipërinë dhe jo me pazaret me Serbinë. “Si Lëvizje Vetëvendosje,mendojmë qëkufijtë janë të padrejtë dhe korrigjimi i kufijve ka kuptim kur fillon me heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri nëfrymën e bashkimit kombëtar e jo pazareve me Serbinë, ne krye të sëçilesjanëçetniket e kohëssë Milloshevicit dhe Sheshelit, si trashëgimtarë të drejtpërdrejtë politikë të tyre”, theksoi Kurti.

Ish-Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve dhe deputetëve të Kosovës t’i japin fund situatës dramatike qëështëkrijuar. “U bëj thirrje qytetarëve të Kosovës, u bëj thirrje deputetëve të Kosovës, t’i japin fund kësaj situate dramatike. Nuk ka kush autoritet të diskutojë, të vërë në tavolinë integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Nuk ka asnjëri tagër, cilido qoftë ai, nuk ka kush tagër të diskutojë kufijtë e Kosovës. Nuk ka asnjë të drejtë Serbia të pretendojë kufijtë e Kosovës. Nuk ka Kosova asnjë pëllëmbë tokë, as dhuratë nga Tito, as nga Rakoviçi dhe nga askush tjetër”, deklaroi Berisha.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura