“Kuçova do të jetë Zonë e Lirë Ekonomike”/ Ardit Çela: Më programin e LSI do të hapen 2-3 mijë vende të reja pune

Feb 26, 2021 | 11:12
SHPËRNDAJE

Drejtues politik i LSI për qarkun e Beratit, Ardit Çela thotë se Kuçova do të jetë Zonë e Lirë Ekonomike. Me programin e LSI, Çela premtoi se në Kuçovë do të hapen 2-3 mijë vende të reja pune.

ardit cela

Sipas, tij Kuçova është një qytet me pozicion të favorshëm gjeografik, ndërsa një siguri shtesë është edhe baza e NATO-s, e cila do të ndërtohet shumë shpejt.

“Kuçova do të jetë një zonë e lirë ekonomike, e cila do të shërbejë për thithjen e investimeve të huaja, duke hapur në këtë mënyrë vende të reja pune. Kemi llogaritur me specialistet që kemi hartuar edhe programin e LSI, 2-3 mijë vende të reja punë për zonën e Kuçovës.

Pse është zgjedhur zona e Kuçovës? Sepse Kuçova ka një traditë të jashtëzakonshme si qytet industrial, është qytet i inxhiniereve mekanik, është qyteti i naftës. Ka një pozicionim të favorshëm gjeografik sepse ndodhet një orë e gjysmë larg aeroportit dhe një orë e gjysmë larg portit, një orë po ti biesh nga Belshi larg Tiranës.

Kemi dhe një siguri sa i përket investitorëve sepse është edhe baza e NATO-s, e cila do të ndërtohet shumë shpejt. Kështu që nëpërmjet konceptit të zonës së lirë ekonomike, një nga vendimet e para të qeverisjes së LSI, Kuçova do të jetë bazë për thithjen e investimeve të huaja”, tha Çela për News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura