Ku shkuan paratë që ia plasën Blaterit në surrat?

Jul 25, 2015 | 12:42
SHPËRNDAJE

Komedian Simon Brodkin ka rrëfyer se paratë që ai ia hodhi Presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter i ishin kthyer të gjitha mbrapsht nga policia.

koemdiani
Brodkin, i njohur për komedinë e tij “Lee Nelson dhe Jason Bent”, shmangu rojet e sigurisë për të mësyrë në një konferencë shtypi në selinë e FIFA-s në Cyrih të hënën dhe të hidhte kartmonedhat e dollarit mbi Blatter.

2AB2A77D00000578-0-FIFA_president_Sepp_Blatter_appeared_to_grasp_at_bank_notes_thro-a-4_1437498429188

Ai u arrestua të martën dhe më pas u lirua për t’u kthyer në Britani të Madhe. Pas daljes nga Policia, ai mori edhe 600 dollarët që hodhi në konferencë dhe që punonjësit e policisë i kishin mbledhur të gjitha.

“Ju siguroj se në fund nuk më ka kushtuar asgjë. Paratë m’u kthyen. FIFA mund të jetë e korruptuar, por policia zvicerane është e ndershme”, tha ai ne nje interviste me “Daily Telegraph.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura