Ku investoheshin paratë e drogës. Nga resorti në Velipojë te lokali në Shkodër, lista e pasurive që iu sekuestruan bandës “Bajri”

Sep 22, 2018 | 10:33
SHPËRNDAJE

Dalin detaje te tjera pas shkaterrimit te grupit “Bajri”, cilesuar si nje nga grupet kriminale me te rrezikshme ne vend me veprim edhe ne Holande.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia ka bere me dije se grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit.

“Policia në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete e një numër i konsiderueshëm celularësh.”-thuhet ne njoftimin zyrtar te Policise se Shtetit.

Sipas policise, operacioni policor për arrestimin e 11 personave eshtë zhvilluar njëkohësisht në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam, Holandë dhe zgjati nga mesdita e së premtes dhe deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Ndërhyrja operacionale është koordinuar mes grupeve të posaçme hetimore, në të dy shtetet duke shkëmbyer informacion intensiv.

Gjithashtu u ngritën dhe operuan në 2 vendet, grupe të përbashkëta operacionale, të mbështetura nga forcat speciale të Policisë së Shtetit dhe atyre holandeze.

Gjatë ditëve të operacionit për identifikimin dhe arrestimin e disa prej personave të mësipërm janë shkëmbyer me dhjetëra informacione, jo vetëm mes Policisë së këtyre 2 shteteve, por edhe autoriteteve ligj zbatuese që asistojnë Prokurorinë dhe Policinë, në Gjermani, Kroaci etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura