“Ku është?”/ Ia dhuroi për 3-vjetorin e lidhjes, Donald Veshaj i kërkon publikisht varësen Bora Zemanit

Nov 25, 2022 | 22:49
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim emrat më të përfolur përgjatë këtij viti.

Historia e tyre e dashurisë u bë kryefjala e mediave dhe një nga momentet më të bujshme ishte takim i i tyre në “Big Brother VIP” dhe “dhurata” (varësja) që aktori i humorit i bëri moderatores për rastin e tre vjetorit të tyre.

Bora e tregoi publikisht gjatë asaj periudhe se e kishte vendosur varësen e aktorit duke pozuar me të në disa foto.

Mirëpo Donaldi ka rikujtuar së fundmi varseën që i dhuroi Borës. Ai publikoi në InstaStory një nga fotot e Borës ku shfaqet me varësen në qafë dhe krahas saj shkroi:

 “Ku është kjo?”- duke i bërë tag moderatores.

Kujtojmë se që pas ribashkimit, çifti po shijon edhe suksesin në fushat e tyre. Moderatorja po drejton “Dancing With the Stars” duke korrur një tjetër sukses në karrierën e saj.Nga ana tjetër edhe Donaldi po vijon së bashku me Romeon në drejtimin e “Më lër të flas”.

Por duket se çifti nuk ka ndërmend ta ndal këtu suksesin e tyre. Planet e reja të dyshes tashmë janë përqëndruar në biznes, duke rritur edhe të ardhurat e tyre. Bora sapo lançoi linjën e re të veshjeve të saj sportive, duke u përqëndruar kështu edhe tek kjo fushë. Por planet e reja të tyre, tashmë janë më shumë se kaq. Dyshja ka nisur edhe realizimin e filmit të tyre të parë. Detajet e para flasin se dyshja do të marrë përsipër edhe produksionin e këtij filmi, që pritet të jetë me disa seri e natyrisht që historia e tyre e dashurisë do të jetë në qendër të vëmendjes. Me aq sa kemi mundur të mësojmë, kanë nisur tashmë edhe xhirimet e para, ku marrin pjesë të dy, por edhe kolegë të tyre. Projekti pritet të mbyllet në fund të vitit të ri dhe transmetimi do të nisë sezonin e ardhshëm televiziv.

Në rrjetet e tyre sociale, dyshja është treguar shumë diskrete duke mos zbuluar detaje të reja nga ky projekt, që i çon në një tjetër nivel. Filmi, pritet të jetë komedi, por edhe një histori dashurie e përfshirë nga situata dinamike. E duke ditur famën që ky çift gëzon, pritet që mini seriali i tyre të ketë një sukses të madh. Por planet e tyre nuk ndalojnë këtu.

Ditët e arta për Borën e Donaldin nuk janë vetën në biznes, por edhe në historinë e tyre 4 vjeçare. Dyshja aktualisht po përgatitet për të marrë edhe një shtëpi së bashku. Pas shumë ulje e ngritjeve, çifti ka vendosur të bashkëjetojë, natyrisht edhe me Arborin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura