Britania jashtë BE/ Dorëhiqet Cameron: Vendit i duhet një lider i ri

Jun 24, 2016 | 9:25
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron ka dalë në një konferencë për mediat që u transmetua live gjithandej, pas rezultatit të referendumit që e nxori Britaninë nga unioni europian.

cameron1

Ai u shpreh se respekton vullnetin e popullit dhe përfundimin e referendumit dhe njoftoi se do të dorëhiqet. “Vendi ka nevojë për një lider të ri”- ka thënë Cameron gjatë deklaratës për mediat.

Sipas tij, “stabiliteti i vendit është shumë i rëndësishëm”.

Cameron u përball me thirrjeve të mbështetësve të daljes së vendit nga unioni për të dhënë dorëheqjen.

Sekretari i jashtëm Phillip Hammond tha me heret se ai do të vazhdojë të qëndrojë në postin e kryeministrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura