Ku do i kalojnë shqiptarët festat? Zbuloni se cilat do jenë vendet më të frekuentuara

Nov 23, 2017 | 9:32
SHPËRNDAJE

Në fund të këtij muaj, Shqipëria feston 105 vjetorin e pavarësisë, dhe shumë njerëz kanë zgjedhur që ta festojnë këtë festë jashtë vendin. Kërkesat për të udhëtuar jashtë nga viti në vitë janë gjithmonë e në rritje. Rajoni konsiderohet si destinacioni më i preferuar për shqiptarët për festat e nëntorit. Rezervimet më të shumta kanë qenë për Malin e Zi, për të cilin operatorët turistikë pohojnë se “janë mbyllur që një javë më parë”, shkruan Monitor. Ndërsa Maqedonia, Greqia, Turqia, por edhe Italia konsiderohen të tjera destinacione të preferuara dhe të kërkuara këtë vit.

Kosova

Tre kanë qenë udhëtimet, të cilat që në momentin që listuar në faqe apo shpërndarë në rrjete sociale kanë marrë vëmendje dhe kërkesa të larta: riviera Mal i Zi 24 – 26 Nëntor; turi 5 ditor Selanik-Stamboll 24-29 nëntor, si dhe Strugë-Ohër, pikërisht në dy ditët e festave 28-29 nëntor. Në udhëtimet dy ditore në rajon kostot varjonin nga 40-80 euro personi, turet me autobusë (për në Greqi ose Turqi) arrijnë deri në 150-250 euro personi. Ndërsa udhëtimet e prenotuara me linja avioni (jo tranzite), kryesisht për në Itali, Roma, Milano janë prenotuar më herët me rreth 170- 220 euro.

Ndonëse janë vetëm pak ditë pushim nuk mungojnë as destinacionet e largëta. Por ka dhe nga ata që kanë bërë rezervime të cilat janë pak më luksoze se të tjerat. Sipas Monitor, Parisi, 4 ditë për 399 euro me avion, për datat 25-29 nëntor ka qenë një zgjedhje e kërkuar, më pas të tjera të prenotuara janë: Vjenë Pragë Budapest, 25 Nëntor, 6 Ditë, €449 ; Pragë (me avion), 25 Nëntor, 4 ditë, €469 ; Dubai, 25 Nëntor, 5 ditë, €595. Megjithatë, sipas tyre, udhëtime të tilla më kosto më të larta preferohen më tepër për festat e fundvitit, mbase sepse kanë qenë më të pakët ata të cilët mund t’i bënin “bisht” ditës së hënë, 27 nëntor që është ditë pune.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura