Kthimi i ligjit për Teatrin/ Paloka i përgjigjet Ballës: Po i pengohet investimi i milionave të pista të “Toyotave”, ndaj shqetësohet

Jul 27, 2018 | 23:06
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, shprehet se Taulant Balla u shqetësua për kthimin e ligjit për Teatrit për rishqyrtim nga Presidenti, pasi po i pengohet investimi i parave të pista në këtë projekt.

PALOKA

“U shqetesua edhe derrkuci Yaris per aktin kushtetues te Presidentit, se po i pengohet investimi i miliona eurove te pista te Toyotave tek projekti mafioz i Kullave ne Teatrin Kombetar”, shkruan Paloka në një shënim në Facebook.

Në një reagim më herët gjatë kësaj të premteje, Balla shprehej:  Sot, Presidenti zgjodhi te mbaje gjalle farsen e opozites me teatrin. Te po te njejteve individe qe protestonin kunder parkut te lodrave, kunder bulevardit te ri, kunder Rilindjes Urbane ne cdo qytet te Shqiperise.

Ai qe jave me pare i bente thirrje autoriteteve shteterore te gjenin gjuhen me artistet sa i takonte projektit te teatrit, sot vendosi kunder vullnetit te artisteve, duke mbeshtetur lojën e opozites.

Shumica parlamentare, ne mbeshtetje te dekretit te Presidentit dhe Kushtetutes, do te rivotoje projektligjin ne fjale menjehere sapo Parlamenti te rimblidhet ne shtator. Per t’i dhene shqiptareve dhe artisteve te teater te ri, modern dhe dinjitoz.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura