Ktheu ish-karburantin në ambient për kultivimin e drogës/ Bie në pranga kultivuesi, ja detajet e para

May 7, 2021 | 17:42
SHPËRNDAJE

Një shtetas ka përfunduar në prangat e Policisë në Lushnje, pasi u zbulua se kishte përshtatur ambientet e një ish-karburanti për kultivim droge. 

Foto ilustruese
Foto ilustruese

I arrestuari e kishte përshtatur ambientin për kultivimin e bimëve narkotike, pranë zonës te “Pushimi i Shoferëve” raporton “News 24”.

Karburanti ishte jashtë funksionit që prej vitit 2004, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar se prej sa kohësh ky ambient është përdorur për kultivim të drogës.

“Blutë” kanë sekuestruar llambat ndriçuese dhe materiale të tjera që shërbenin për kultivimin e drogës. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me operacionin në fjalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura