Kthesa e papritur, Bakari Nimaga zyrtarizohet në Turqi

Aug 20, 2018 | 19:04
SHPËRNDAJE

Bakari Nimaga ishte shumë pranë një kalimi tek moldavët e Sherifit të Tiraspolit, por tashmë duket se gjithçka ka marrë një kthesë tjetër për të ardhmen e mesfushorit malien.

nimaga turiq

Ish-lojtari i Skënderbeut, është zyrtarizuar tashmë në radhët e ekipit turk të Hataisporit, dhe ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, siç shkruan vetë faqja zyrtare e klubit turk në Twitter. 23-vjeçari, ishte që nga sezoni 2012-2013 pjesë e Skënderbeut, ku në Superiore ka zhvilluar plot 92 takime, dhe ka gjetur edhe 5 herë rrugën e rrjetës.

Hataispor është pjesë e Ligës së Parë turke, divizioni i dytë në piramidën e futbollit, dhe pas dy takimeve të para, numëron 3 pikë, një fitore dhe një barazim.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura