Kthehet në Shqipëri pas operacionit djali mundës i deputetit të PD, rrezikoi jetën në kampionatin ballkanik

Jun 17, 2018 | 8:32
SHPËRNDAJE

Djali i deputetit të PD Andon Frrokaj, Leonard Frrokaj që është dhe mundës është kthyer në Shqipëri pas kryerjes një operacioni të vështirë.

Frrokaj pësoi një dëmtim vitin e kaluar, por falë një mjekimit të specializuar ai sot gëzon të plotë.

Gjatë kthimit të tij ai është pritur nga të rinjtë e FRPD, gjë që është bërë e ditur nga kreu i këtij  forumi me anë të një postimi në Facebook.

35364034_1789636694392788_421212609564377088_n (1)

Postimi i plotë

Ëelcome back home CHAMPION ?

Në nëntor të vitit të kaluar, mundësi i talentuar 17 vjeçar i kombëtares, Leonard Frrokaj pësoi një dëmtim shumë të rëndë në vertebrat e shtyllës kurrizore gjatë Kampionatit Ballkanik, ndërkohë që pas fizioterapive intensive ditën e sotme është rikthyer në atdhe.

Të rinjtë e FRPD kanë shkuar t’a presin sportistin adoleshent në aeroportin e Rinasit, teksa mësohet se ai fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.

Leonardo Frrokaj është djali i deputetit demokrat Andon Frrokaj. Ai mori një dëmtim që madje i rrezikoi edhe jetën gjatë një ndeshje në mundje të zhvilluar në Slloveni në fund të vitit të kaluar.

Gjatë ndeshjes 17 vjeçari u mundua të realizonte një kapje, e cila i kushtoi rëndë duke i spostuar dy vertebra të shtyllës kurrizore. Mundësi ra pa ndjenja në tapetin e ndeshjes, duke bërë që të transportohej me urgjencë për në spital, ku iu nënshtrua një operacioni të vështirë për 4 orë me rradhë në Slloveni.

Leonard Frrokaj është shpallur gjithashtu edhe kampion i vendit në stilin greko-romak, në peshën 63 kg.

POSTIMI i të rinjve të FRPD Mamurras:

Sot kishim kënaqësinë të mirëprisnim mundësin e kombëtarës Shqiptare, kampionin “Absolut” Leonard FRROKAJ.

Ne, familja dhe dashamirësit e Leos jemi gëzuar pa masë që u nis dhe u kthye me këmbët e veta nga Sllovenia, ku gjatë ndeshjes pësoj edhe aksidentin e rëndë që mund të ishte fatal dhe shokues për të gjithë.

Lajmi i mirë është që Leonardo ja doli në këtë sfidë dhe u kthye si “KAMPION” midis nesh.

Në emër të #FRPD Mamurras i uruam mirseardhjen në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura