Kthehet në masakër ngjarja në Mat, ndërron jetë dhe i plagosuri tjetër, shkon në 3 numri i viktimave

Oct 11, 2018 | 17:30
SHPËRNDAJE

UPDATE 17:25/Ka ndërruar jetë edhe një nga të plagosurit e ngjarjes së rendë të ditës së sotme në Mat, duke shkuar fatkeqësisht në 3 numri i viktimave.

Burime nga policia konfirmuan se ka humbur jetën edhe i plagosuri i dytë i cili u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, Hamit Buçi.

Ngjarja e rëndë në Mat/ Rritet bilanci i viktimave, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit e ngjarjes së Matit, duke shkuar në 2 numri i viktimave.

Sipas burimeve, mësohet se Erzen Alija nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë transportit për në spitalin e Traumës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Mat, ku, shtetasi Kujtim Koxha, pasi është konfliktuar më parë me disa punonjës të Bashkisë, më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal ku ata po drekonin.

Viktima është punonjësi i Bashkisë, Mentor Hoxha dhe është rreth 36-vjeç. Ndërsa të plagosurit janë dy banorët e zonës B. Buci dhe Astrit Hani 40 vjecsi dhe punonjësi i Bashkisë Erzen Aliaj, 49 vjeç, që ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin e Traumës.
mat1

Ndërkohë mësohet se shtetasi, B. Buçi, i cili është transportuar për në Tiranë, është në gjendje të rëndë, ndërsa i plagosuri tjetër, Astrit Hani, është mbajtur në spitalin e Burrelit dhe po merr ndihmën mjekësore atje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura