Ktheheshin nga Tirana, si vdiqën në aksident dy kushërinjtë. Dëshmitari tregon tmerrin: Makina ishte copa, njëri ishte jashtë. Telefonuam policinë, por…

Oct 30, 2019 | 16:25
SHPËRNDAJE

MAJLINDA RAMA/ Detaje te tjera nga aksidenti i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen rëndë të një tjetri qe ndodhi në orët e vona të së hënës në Lushnjë.

aksidenti-lushnjee

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës. Automjeti tip “Mercedes Benz”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë, tre persona kanë mbetur fillimisht të plagosur. Ata u dërguan me urgjencë në spitalin më të afërt, por fatkeqësisht dy prej tyre nuk mundën dot të mbijetonin, ndërsa tjetri paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.

shabanaj

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet. Ndërsa në një deklaratë për mediat thotë se automjeti “Daimler Chrysler” ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë ngelur të dëmtuar 3 persona. Pasi u dërguan në Spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë, njëri prej tyre ndërroi jetë pak orë pas përplasjes së fortë, ndërsa në mëngjesin e së martës humbi jetën dhe i plagosuri i dytë.

aksident-9

Kështu, krahas viktimës, Jorges Shabanaj 21 vjeç, i cili gjeti vdekjen, mbrëmë, fare pak orë pas aksidentit, në orët e para të mëngjesit të së martës, ka gjetur vdekjen edhe 18-vjeçari i plagosur, Alteo Shabanaj. Ndërkohë, në spital, në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndodhet 16-vjeçari Alban Doksani. Tre të rinjtë kishin qenë në Tiranë dhe po ktheheshin për në Roskovec.

Rrethrrotullimi i Kolonjës në aksin Fier-Lushnjë është bërë shpeshherë shkak për aksidente të rënda me pasojë vdekjen. Për aksidentin e fundit, Klajdi Ndreçka, personi që ka nxjerrë trupin nga makina e aksidentuar, tregon se Policia nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes pavarësisht se u ka telefonuar disa herë, ndërsa ambulanca ka mbërritur vetëm me një infermier dhe se më parë kishte mbërritur zjarrfikësja.aksidenti-lushnjee

“Ishte një tmerr, të heq dëshirën për të jetuar në këtë vend. Makina ishte shtypur shumë, ishte bërë copa. U munduam të hapnin derën, por ajo nuk hapej. Vetëm një çun kishte dalë jashtë, dy të tjerët ishin brenda. Ishte njëri, i cili ishte mbrapa me kostum të kuq, dhe ai djali që ishte para, por kokën nuk ia shikonim dot se tavani ishte i shtypur. Pastaj erdhën disa të tjerë, u mblodhën shumë makina këtu, por nuk po dinim çfarë të bënim se ata ishin keq. Ishte dhe shumë errësirë, terr. I telefonuam disa herë Policisë, por patrullat kanë ardhur pas 50 minutash. Pastaj u munduam vetë që të nxirrnim shoferin, s’donim edhe ta lëviznim shumë se kishim hall mos e dëmtonim. Kur erdhi ambulanca, pas 50 minutash, ishte vetëm një shofer dhe një infermiere. Në një vend kur bëhen disa aksidente, merren masa, bëhet rruga, gjenden shkaqet, këtu nuk bëhet asgjë”, tregon i riu.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura