Kthehen nga pushimet, gjejnë një kufomë në dhomën e gjumit

May 4, 2015 | 16:53
SHPËRNDAJE

Një çift ka gjetur një kufomë në shtëpinë e tyre në Turqinë perëndimore, pasi u kthyen nga një pushim në fundjavë, raporton media turke “Hurryiet Daily News”.

Pamje nga pallati ku ndodhi ngjarja

Familja, e cila kërkoi të mbetet anonim, gjeti një të ri në dhomën e tyre të gjumit në lagjen Bahcelievler të rrethit të provincës Kocaelit në Kartepe më 3 maj, sipas agjencisë së lajmeve ‘Dogan’.

Të tronditur ata u përpoqën për të ndihmuar të riun të ngrihet në këmbët e tij para se të thërrisnin ambulancën. Personeli mjekësor zbuloi se i riu kishte vdekur.

Policia, e cila nisi një hetim, e identifikoi personin e vdekur si Ünal Gumus, një 19-vjeçar përdorues të drogës, i cili mendohet se ka hyrë në shtëpi përmes dritares që familja kishte lënë të hapur, ndërsa ata ishin larg në udhëtimin e tyre të fundjavës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura