Kthehej nga Greqia, 25-vjeçari bën veprimin e çuditshëm gjatë kontrollit, policia i vihet pas. Zbulohet se…

Nov 5, 2019 | 10:09
SHPËRNDAJE

qafe-bota

Policia Kufitare e Qafë Botës në Sarandë ka ndaluar një djalë 25 vjeçar me inicialet A.A, banues në fshatin Vermik, Vlorë., pasi sapo ishte futur nga shteti grek dhe gjatë kohës që po bëhej verifikimi i tij në sistemin hyrës, 25 vjeçari është larguar me shpejtësi duke tentuar t’i shpëtojë shërbimeve.

Shërbimet e Policisë iu vunë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e tij në vendin e quajtur “Varrezat e Konispolit”.

Në Tetor të 2018-ës, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet me anë të mashtrimit shtetasit italian G.L.

Vepër penale për të cilën Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura