Kryetarja e FRESSH-it godet sërish: Videoja ime, si ato me hiret e Çiljetës

Feb 9, 2016 | 17:21
SHPËRNDAJE

Kryetarja e FRESSH-it, Joleza Koka ka reaguar për fjalimin e saj të së dielës, i cili është bërë hit në rrjetet sociale.
Në këtë fjalim, Koka u mundua të jepte një mesazh, por vështirë se mund të kuptohej aq gjatë dhe me aq detaje sa e përcolli, që nga darka me ministrin Klosi dhe deri te komshiu i ministrit Tahiri.

Megjithatë, Koka duket se nuk e ka marrë shumë me sportivitet trajtimin mediatik të fjalimit të saj.

Në një reagim në “Facebook” ajo ngre teori konspirative me gazetarë të PD-së që shkruajnë lajme me fantazi rozë.

Fjalimi i Kokës habiti edhe vetë ministrin Tahiri, që u pa qartë se si reagoi në video, teksa Koka ligjëronte. Më poshtë është fjalimi i saj.

REAGIMI

Jam kenaqur keto dy dite me kete gallaten sepse nepermjet kesaj evidentohen 3 lloj karakteresh:

Karakteri i pare jane te rinjte qe fjalimin tim e kritikojne si te jene kryekomunaret e portokallise, njerez me te vjeter ne mentalitet dhe se prinderit e tyre.

Te dytet ne liste jane gazetaret e PD-se, te cilet duke qene se pronaret i kane vene te prodhojne lajme vetem per hiret (e ciljetes), meqene se ne portalet e tyre vetem ato lajme klikohen, cdo video apo shkrim e lexojne sipas fantazive roze te pronareve te tyre.

Dua te riperseris ate qe kam thene ketu, ne shqiperi ne harkun kohor te dhjete oreve mund te shkembehesh me kryetar bashkie, ministra, kryeministra etj, ku ne nje hapesire 2 km2 jeton dhe punon gjithe aparatura e shtetit nuk duhet me e marr veten shume seriozisht.

Eshte per te ardhur keq ndonjehere qe ambiciet e aspirant politikaneve i kalojne dhe shtrirjen gjeografike te Shqiperise.

Sa per shtepite e ministrave gjysma e ketyre kritikeve i dine shume mire se i kane cuar te pakten nje here prinderit me nga nje cv ne dore ti presin tek dera. (ja dhe karakteri i 3-te!). Qe keshtu jave te mbare, pa strese, suksese ne punen tuaj dhe me gjere.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura