Kryetarja e FRESSH habit ministrat: Në darkë me Klosin, në mëngjes…komshi me Tahirin

Feb 9, 2016 | 11:00
SHPËRNDAJE

Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka i habiti të gjithë me fjalimin e saj në një ceremoni në selinë e Partisë Socialiste për shpërndarjen e teserave për anëtarët më të rinj të PS-së.

12695752_10208589817648687_1096249411_n

Koka ishte e pakuptueshme për të pranishmit, ku në një moment ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u kap duke i bërë me shenjë ministres së Inovacionit, Mirela Harito. Në videon e sjellë nga emisioni “Stop”, përçartja e kryetares së FRESSH-it i lë të gjithë gojëhapur…12696136_10208589841769290_1259250149_n

“Edhe unë do të kërkojë falje ndoshta që jam akoma me veshjen mbrëmë në darkë që kishim një festë në këtë lokalin që po përmendja, kishim dhe Blendi Klosin, ministrin. Sot në mëngjes unë u zgjova te shpia e një shoqes sime që është në një pallat me Saimir Tahirin dhe në fakt me ça pashë ishin rojet akoma poshtë, kam dalë pak më herët. Madje një ditë tek Teatri Kombëtar ktheva kokën dhe gjej Kryetarin e Bashkisë (Erion Veliaj) që ishte ulur ngjitur me mua…”, tha Koka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura