Kryetari i Kuvendit mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut: Kontribues mendjehapur i konsolidimit të medias së lirë

Dec 5, 2020 | 12:57
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të themeluesit të TV Fax News, Kasem Hysenbelliu.

ngush

Ruçi shprehet se do ta kujtojmë e nderojmë përgjithmonë si një qytetar i denjë i Shqipërisë, si një kontribues mendjehapur të konsolidimit të medias së lirë.

“Ndaj dhimbjen me nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e Kasemit, në ditën më të rëndë të jetës së tyre. Kasem Hysenbelliun do ta kujtojmë e nderojmë përgjithmonë si një qytetar i denjë i Shqipërisë, si një kontribues mendjehapur i konsolidimit të medias së lirë, në shërbim të interesit publik e qytetar, si një sfidant i vështirësive për t’iu përkushtuar vendit, shoqërisë dhe qytetarëve. Lamtumirë, Kasem, miku ynë i shtrenjtë!”, shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit Kryetari i Kuvendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura