Kryetari i KLSH-së takon Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë

Jun 16, 2022 | 12:06
SHPËRNDAJE

KLSHKryetari i KLSH-së,  Arben Shehu takon Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryetar i radhës i OSBE-së,  Zbigniew Rau

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka takuar sot në mjediset e institucionit, Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryetar i radhës i OSBE-së, Sh.T.Z. Zbigniew Rau, i shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Polonisë në Shqipëri, Sh.S. Znj. Monika Zuchniak-Pazdan.

Kryetari i KLSH-së dhe Ministri Rau vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin e suksesshëm që institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka ndërtuar tashmë me NIK-un e Polonisë.

Gjatë vizitës në KLSH,  Rau vendosi një kurorë me lule në pllakatën përkujtimore në nderim të ish-Presidentit të Polonisë dhe ish-Presidentit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë,  Lech Kaczynski, e cila është vendosur në hyrje të institucionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura