Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për incidentin e ndodhur muaj më parë në një xhami të qytetit të tij, kur ai, derisa falej, kishte zbuluar një pjesë të prapanicës së tij.
Haziri ka thënë në emisionin ‘Pa Fund’ në RTK se ngjarja në xhami “ka qenë pak aksidentale”, shkruan Gazeta Express.
Por, ai insiston se fotografia e incidentit, e publikuar në media, është e manipuluar.
“Ka qenë fotoshop më shumë. E krijuar”, është shprehur Haziri.
Haziri po ashtu ka folur edhe për partneritetin qeverisës PDK-LDK.
Ai ka thënë se “shumë njerëz në PDK vijnë nga ilegalja, shumë shprehi i kanë vështirë t’i largojnë”.
/Express/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al