“Kryespiuni” duhet të zgjidhet para 1 majit

Apr 18, 2018 | 9:03
SHPËRNDAJE

Zyrtarë të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së thonë se afati ligjor për emërimin e një drejtori të ri të AKI-së skadon pas 20 ditësh pas dorëheqjes së ish-drejtorit. Driton Gashi ka dhënë dorëheqje më 10 prill 2018.

aki

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tash e dy javë ka mbetur në pritje të presidentit Hashim Thaçi që ta propozojë një emër për shefin e ri të AKI-së, propozim ky i cili kërkon edhe miratimin e Haradinajt.

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë qe kur drejtori i AKI-së Driton Gashi ka dorëzuar dorëheqjen e tij, në pozitën e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ende nuk është emëruar askush.

Për ta zëvendësuar Gashin presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë afat 20 ditë që nga dita kur ish-kryespiuni i Kosovës ka lënë zyrtarisht detyrën.

Përderisa nga Presidenca nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj çështjeje, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se janë duke punuar në këtë drejtim.

Ndërkohë, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së kanë bërë të ditur se Komisioni është totalisht i painformuar për punën e AKI-së, pasi që askush nga ky institucion, siç kanë thënë ata, nuk ka raportuar para Komisionit. /Zeri

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura