Kryeprokurori/ Rama sqaron komentuesit për ftesat për Bashën: Ja pse i bëj, kur nuk lodhem unë…

Dec 8, 2017 | 13:08
SHPËRNDAJE

Pas ftesës së përsëritur të kryeministrit Rama drejtuar Bashës për pakt për kryeprokurorin, shumë reagime nga qytetarët dhe komentuesit që i shkruajnë atij se nuk duhet t’i lutet Bashës, pasi populli ia dha pushtetin atij.

rama-ne-twitter-1

Rama ka reaguar dhe ka sqaruar disa prej tyre, duke shpjeguar thelbin e përpjekës së tij për dialog me opozitën.

“Thelbi i perpjekjes time per dialog e mirekuptim eshte shume i thjeshte e i qarte per kedo qe do te degjoje e te kuptoje: Shqiperise ne rrugen e celjes se negociatave nuk i ben mire sherri dhe kush kerkon sherr i ben dem vendit, jo vetem vetes!”- sqaron Rama.

Replikat 

Komentuesi: Un se Mor vesh ket kryeminister,nji her i thot popullit tja japi timonin e shqiperise pa Asnji parti ne kazan,tashi thot duam zgjillje te perbashket,o kryeminister voten ta dha populli jo opozita,ne qoftse nuk duan te marin per prokurorin e pergjithshem nuk ke Pse i pyet shume,te mblidhet parlamenti dhe te zgjidhet krye prokurori i pergjithshem!Po nuk u be as kjo keni dor dhe ju si parti socialiste, qe vetingu Mos te vazhdoj dhe me mbeshtjen e qeveris shqiptare.

Rama: Nuk po ju kuptoj cfare po flisni! E para ketu nuk behet fjale as per timon as per kazan, sepse eshte e qarte qe nese ata nuk do te duan, ne do te vazhdojme drejte te vetem dhe nderkohe nuk eshte se e kemi fikur makinen e po presim, ashtu sikunder eshte e qarte qe nuk po kerkojme ndonje pazar me ta, po perfshirjen e tyre ne nje proces ku nga perfshirja Shqiperia fiton me shume se sa nga sherri qe ata kerkojne! E dyta Vetingu s’ka asnje lidhje me kete proces sepse Vetingu ka nisur dhe partite nuk kane asnje lloj lidhje apo influence mbi te! E treta vrasjet e vjedhjet do te gjykohen nga organet e Drejtesise se Re, jo nga prokurori i perkohshem qe po zgjedhim, prandaj, kur flasim per keto ceshtje ju lutem, jini te permbajtur dhe mos vraponi te jepni mend sic jepni per futbollin duke e pare ne tv se pastaj merziteni e gaboni!

Thelbi i perpjekjes time per dialog e mirekuptim eshte shume i thjeshte e i qarte per kedo qe do te degjoje e te kuptoje: Shqiperise ne rrugen e celjes se negociatave nuk i ben mire sherri dhe kush kerkon sherr i ben dem vendit, jo vetem vetes! U kuptuam?!

Komentuesi: Keto lutjet per opoziten,nuk jane te mira,te gjithe prokuroret i ka emeruar Saliu,jepjani edhe kete tjetrin.PD po ben c’eshte e mundur,qe te nxije Shqiperine dhe ju i kerkoni pakt.Pakti behet kur qendrimet jane te peraferta,jo diametralisht te kunderta……jo per gje,kerkove timonin i vetem,pa Lesh e line ne preher,ta dhane shqiparet,mos i zhgenje.

Rama: Sikur paktet te beheshin kaq kollaj sa mendon ti Florjan, bota do ishte 1000 here me e mire se c’eshte, prandaj kur s’merzitem une qe i bej lutjet mos u merzit as ti qe thjesht i degjon, se vetem nga keto lloj lutjesh nuk humbet kurre vendi, mesoje kete se mua ma ka mesuar eksperienca

Komentuesi: Ai popull nuk behet, sado qe mundohesh ti. Kur i shtrin doren per dialog Lulit, njerezit thone, ja e Bleu rama kryetarin e oppozites, kur Luli refuzon te bej dialog, thone e ka urdheruar Saliu te beje keshtu. Ska faj edhe Luli I shkrete

Rama: Popullit i merr te keqen ti Alban, se populli eshte me i mencur se ti, se une e se te gjithe vec e vec, prandaj mos i ver popullit faje qe s’ti ka borxh he te keqen vellai

komente

Zgjedhja e Kryeprokurorit, Rama- Bashës: Ne i kemi votat të vetëm, por…

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë tjetër ftesës për kreun e opozitës, Lulzim Basha lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

Në një prononcim për mediat nga Bullgaria, ku ndodhet në Samitin për integrimin e Ballkanit në BE, ai tha se shumica i ka votat për ta zgjedhur kreun e ri të Akuzës, por shtoi se kërkon edhe përfshirjen e pakicës në këtë proces.

basha-rama-perballe

“Ftesa ime është për një pakt kombëtar për Europën, në funksion të çeljes së negociatave si një stacion i Shqipërisë dhe jo i qeverisë vetëm dhe për ta shfrytëzuar këtë çështje të Prokurorit të përgjithshëm si një pikënisje të rëndësishme duke u nisur nga fakti se pavarësisht se ne kemi mundësinë kushtetuese të një zgjedhje me shumicë të thjeshtë, të krijojmë kushtet që të kemi një zgjedhje të mirëkuptuar me opozitën dhe nga ana tjetër që opozita të përfshihet plotësisht në procesin e mbështetjes së Shqipërisë për të çelur negociatat”, tha Rama.

“Unë kam për borxh të bëj deri në fund atë që më takon e sigurisht pastaj borxhet që opozita i ka vendit janë borxhe që opozita vetë duhet ti konsiderojë e ti trajtoj si të tilla”, theksoi më tej kreu i Qeverisë.

Pas deklaratave të SHBA e BE, Rama i bën ftesën e dytë Bashës

Në kulmin e debatit politik për kryeprokurorin e ri të vendit, pas reagimeve të shpejta të ambasadës së SHBA dhe delegacionit të BE, vjen një tjetër deklaratë nga kryeministri Rama.

Me një postim në rrjetet sociale, Rama i bën ftesën e dytë kreut të PD-së, Basha, pas asaj që të bërë mbrëmë vonë, për një pakt të ri.

Reagimi i Rames 

rama

 

Përgjigja e Bashës për kryeprokurorin 

Ne letren e sotme drejtuar Kuvendit, PD thekson:

Deri në plotësimin e boshllëkut kushtetues dhe ligjor apo deri në krijimin e KLP, është e pamundur që të procedohet me zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm, qoftë ky edhe i përkohshëm.

Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet i përfunduar vetëm nga KLP dhe neni 109 është i pazbatueshëm. Për këtë shkak PD kërkon nga mazhoranca ndërprerjen menjëherë të procedurës që ka nisur në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.

PD thotë se “Çdo veprim i kundërt nga mazhoranca do të ishte provë e qartë e vullnetit të saj të hershëm për kapjen politike të organeve të drejtësisë, përfshirë edhe prokurorinë”.

Ftesa e mbrëmshme e Ramës për Bashën

Kryeministri Edi Rama, shkruajti mbreme se se zgjedhja e kryeprokurorit të ri duhet të jetë një zgjidhje e përbashkët si një pikënisje  për të një Pakti Kombëtar për Evropën që duam.

“Dua vetëm të arsyetoj ftesën publike për opozitën që,,të paktën në gjashtë muajt e ardhshëm, t’i vihemi në dispozicion së bashku përpjekjes për të siguruar çeljen e negociatave, duke bashkërenduar nismat e veprimet e nevojshme për ta çuar jo qeverinë, po Shqipërinë në fitoren e kësaj sfide të vështirë, por krejtësisht të mundur tanimë”- shkruante mes te tjerash Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura