Kryeprokurori/ ‘Po riciklon pislliqet, kujdes’, Rama i kthehet qytetarit: Ty te rrofshin shqiponjat…

Dec 7, 2017 | 14:20
SHPËRNDAJE

Pas deklarates se djeshme te kryeministrit Rama, i cili shkruajti se zgjedhja e kryeprokurorit të ri duhet të jetë një zgjidhje e përbashkët si një pikënisje  për të një Pakti Kombëtar për Evropën që duam dhe i “shtriu” doren Bashes ka pasur shume reagime nga ndjekesit e tij ne Facebook.

Dikush i shkruan te kete kujdes se po riciklon pislliqet, duke i kujtuar se “Prokurori te zgjidhet me Vetingun jo nga ju. Ju jeni te gjith te korruptuar”. Rama nuk ia ka kursyer nje pergjigje.

Rama

Replikat 

Qytetari: Me duket se kerkon te shpetosh pislliqet e Ilirit edhe Berishes!! Leji keto traplliqe. Prokurori te zgjidhet me Vetingun jo nga ju. Ju jeni te gjith te korruptuar. Kush me pak edhe kush me shum. Edhe ti po ben ca levizje qe spo na pelqejne shum!! Ki kujdes se po humb besimin!! Si prsh Ilir Floririn President, Vishon qe kushedi se agjent i kujt ishte!! Me duket po reciklon pislliqet!! KUJDES!!!

Rama: Ty te rrofshin shqiponjat, portretet e Skenderbeut dhe pozat me kostum e me kravate, se mendjen e paske te lehte si pupla e gjelit i dashur Olti! Por une nuk dyshoj qe ti je patriot dhe si patriot te sugjeroj te shkosh ne shkolle e nese ke shkuar te lexosh sa me shume qe ta rendosh peshen e mendimit dhe mos flasesh ne hava duke harruar deri edhe edukaten qe me siguri e ke

komentet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura