Kryeprokurori i ri/ Zbardhen skenarët dhe emrat, kush do të zëvendësoj Adriatik Llallën

Dec 7, 2017 | 8:25
SHPËRNDAJE

Data 7 dhjetor që përkon me ditën e nesërme, dhe siç thuhet do të jetë dhe fundi i mandatit të Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Debati i ditëve të fundit ka nxjerr shumë skenar të tjerë për përfundimin e këtij mandati.

llalla_8-1024x777

Mësohet se nesër, Komisioni i Ligjeve do të nis punën për ta zëvendësuar.

Top Channel ka treguar tre skenar me anë të të cilëve do të vij dhe kryeprokurori i ri.

Skenarët

Skenari i parë është ai që parashikon ligji suprem, Kushtetuta: Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm bëhet me 84 vota mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Memoja ndalet te momenti i dytë, kur Prokurorit të Përgjithshëm i skadon mandati dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është krijuar ende.

Kriteret kanë të bëjnë me vitet e punës, titujt shkencorë, etj. Por kriteri thelbësor është ai i Vettingut. Procesin e Vettingut, sot që flasim, nuk e ka kaluar askush, ndonëse po skanohen të gjithë.

Emrat

Por në këtë shkrim janë përmendur dhe disa nga emrat më të mundshëm që mund të zënë postin e Kryeprokurorit të ri. Prokurorët me më shumë eksperiencë janë Thoma Jano dhe Adnan Kosova, të dy prokurorë në organin qendror të akuzës. Por asnjëri prej tyre nuk ka gradë shkencore.

Titull shkencor ka edhe Henrik Ligori, prokuror te Krimet e Rënda, bashkëshort i ish-deputetes socialiste Shegushe Ligori. Më pas, kemi prokurorë me titull shkencor të dalë nga shkolla e magjistraturës. Dritan Rreshka, te Task Forca e Tiranes, apo Olsi Çela, te krimet e rënda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura