Kryeprokurori i ri/ Vasili: Të gatshëm për çdo sakrificë, ‘shkollëpakti’ s’ka parë gjë akoma

Dec 17, 2017 | 16:25
SHPËRNDAJE

Është mbledhur sot komiteti drejtues kombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha se situata në të cilën ne ndodhemi, mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama ka bllokuar Reformën në  Drejtësi.

E ndërsa kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili iu bëri thirrje qytetarëve që nesër të bëhen bashkë duke shtuar se nesër është dita e zgjedhës jo e zgjidhjes.

“Ndaj nga nesër çdo sakrificë nuk është asgjë në krahasim me atë që do të fitojë vendi. Ne nuk mund të lemë Shqipërinë në duart e një sharlatani, që do nga ky vend vetëm paratë që po i grabit. Është si një muhaxhir që është strehuar në Shqipëri përkohësisht dhe kërkon të grabisë gjithçka. Po i them Edi Ramës që s’ka parë gjë akoma, dhe nesër do të shohë atë që s’ka parë”, deklaroi Vasili.

“Rama kërkon të rrëmbejë Kryeprokurorin që të përdorë drejtësinë si një hu kundër qytetarëve. Nuk është problemi i emrit të Kryeprokurorit, por i parimeve.Duhen ndalur Kryeprokurorët e Edi Ramës, që duan të fusin në burg këdo, ndërsa kusarët e vërtetë, përfshi këtu edhe shkollëpakun ti lenë të tallen me shqiptarët, të buzëqeshin dhe të vjedhin”, shtoi më tej kreu i grupit parlamentar i LSI-së.

 

ef25e5e5-7575-4096-a966-444a1266164e

“Kjo mbledhje është jashtë radhë dhe kjo vjen për shkak të situatës në të cilën ndodhemi. Vjen nga arroganca e një kryeministri i cili ka futur mazhorancën të luaj në fushën e krimit, po kërkon të fusë edhe Parlamentin në parajsën kriminale të ndërtuar nga vetë ai.

E ka kthyer Shqipërinë në një qendër të eksportimit jo vetëm të drogës, por edhe të eksportimit të destabilitetit, dhe të krimit në rajon dhe më tej. Ne kemi denoncuar që në ditën e parë raportin e kësaj mazhorance me krimin. Kjo mazhorancë e drejtuar nga Edi Rama ka bllokuar Reformën në drejtësi,” tha Kryemadhi.

Po ashtu Kryemadhi foli për qëndrimin që  LSI do të mbajë ditën e nesërme në seancën ku do të votohet për Prokurorin e Përkohshëm.

8e8aefd1-e9f5-4440-a543-9c1b18074a98

Kryamdhi tha se nuk do të lejojnë që Rama të kapër drejtësinë.

“E vetmja rrugë e jona është të reagojmë me të gjitha mënyrat demokratike. Të gjithë nesër të jemi para Kuvendit në orën 9 për t’i treguar këtij kryeministri lolo se koha e tij mbaroj. Ora e tij ka ardhur jo prej opozitës por për shkak të urrejtjes që qytetarët kanë për të”, tha Kryemadhi.

8b368f1a-72b4-453c-8223-c0731c9d4c15

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura