Kryeprokurori i ri/ Vasili: Rama ka vendosur ta vjedhë, shteti ligjor në rrezik

Dec 11, 2017 | 11:29
SHPËRNDAJE

Grupi i Parlamentar i Partisë Socialiste edhe sot në mëngjes bëri sërish thirrje për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, dhe kërkoi që të ulej në dialog me opozitën. Por Rama në fjalën e tij tha se nëse opozita nuk do dialog, prokurori do të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Por për këtë çështje ka reaguar dhe zëvendëskryetar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili ka thënë se Rama do të vjedh kryeprokurorin.

vasili

Postim i plotë Vasilit

Kryeministri do qe te vjedhë kryeprokurorin, shteti ligjor ne rrezik.

Ky kryeministri flet dhe thote: s’e paska qartësisht të drejtën ta zgjedhe prokurorin e përkohshëm.
Kush ia dha kete te drejte narkotrafikanteve? Ky nuk ka asnje te drejte as Kushtetuese as Ligjore.
Kuvendi i Shqiperise, sherbimi i tij juridik shpjegon qarte dhe me shkrim se duhen 84 vota.
Ku i ka kryeministri 84 vota?
Apo shpjegimet qe nuk i pelqejne nuk i mban mend, i mohon, i refuzon?
Ka konsensus te plote me opoziten dhe qe nga sot le te kthehemi ne Kuvendin e Shqiperise dhe te rregullojme ligjet e bera cope-cope nga ai dhe sufleret e tij, qe nuk flasin shqip.
Ndryshe, ne se e zgjedh vete kryeprokurorin, ky kryeminister shnderrohet perfundimisht ne bandit politik dhe mazhoranca e tij ne nje shumice kriminale antiligj dhe antishtet.
Ndaj ketij banditizmi ka vetem nje pergjigje: permbysje pa asnje hezitim me cdo mjet e menyre.

Shteti ligjor ne rrezik, kjo eshte emergjence kombetare!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura