Kryeprokurori i ri/ Gjykata rrëzon padinë e kandidatit Alushaj, e skualifikoi KLP-ja

Oct 25, 2019 | 10:37
SHPËRNDAJE

Zhbllokohet gara per zgjedhjen e kryeprokurorit. Gjykata e Apelit Administrativ ka rrezuar sot padine për ish-kandidatin për Kryeprokuror, Lulzim Alushajn, i cili u skualifikua nga KLP-ja, raporton “News 24”.  

4-kandidater per kryeprokuror

Vendimi u mor sot dhe pas kesaj zhbllokohen procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve për Kryeprokuror.
Pas vendimit, Alushaj ka eshte shprehur: “Jam kurioz per argumentet e rrezimit te padise. Vendimmarrja e KLP ishte e cunguar dhe jo ligjore”.
Ngërçi i krijuar ishtë rezultat i shtyrjes për herë të dytë të vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ për të shtyrë për të dytën herë shqyrtimin e ankimimit të avokatit Lulzim Alushaj, të cilin KLPja e largoi nga gara. Pas skualifikimit, Alushaj e ankimoi vendimin.  Lulzim Alushaj u skualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me argumentimin se nuk plotësonte kushtin që të kishte 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur. Tashmë kandidatë për postin e Kryeprokurorit janë prokurori i Krimeve të Rënda, Olsjan Çela, prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj, si dhe Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

SKUALIFIKIMI

Më 25 shtator, KLP-ja shqyrtoi dosjet e plota të 4 kandidatëve në garë për Prokuror të Përgjithshëm, duke skualifikuar njërin prej tyre, konkretisht avokatin Lulzim Alushaj. Duke shqyrtuar dosjet sipas rendit alfabetik, Këshilli vendosi se dokumentacioni i paraqitur nga kandidatja Arta Marku i plotëson kushtet ligjore për të vazhduar garën më tej. Të njëjtin vendim mori edhe për kandidaten Fatjona Memçaj dhe Olsian Çelën, q[ i plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën më tej. Ndërsa për kandidatin Lulzim Alushaj u deklarua se nuk plotëson kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur, që parashikohet ne nenin 148/ a pika 3 të Kushtetutës dhe ligjin 97/2016 “Për organizimin e funksionimin e Prokurorisë”.

KANDIDATËT

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka mbaruar studimet e larta dhe Magjistraturën në Universitetin e Tiranës. Pasi ka kryer stazhin për 2 vjet në Prokurorinë e Fierit, ka ushtruar funksionin si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për 15 vite. Për 7 vjet ka qenë drejtuese e Njësisë së Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin në Prokurorinë e Rrethit Shkodër, si dhe zëvendësdrejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Fatjona Memçaj, aktualisht prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë, në vitin 2003 mbante postin e prokurores së Rrethit në Tiranë. Në vitin 2007, Memçaj ka punuar si drejtoreshë e Koordinimit Ligjor në Presidencë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2012. Më pas, Memçaj është emëruar drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej vitit 2013 mban pozicionin e prokurores së Apelit në Tiranë. Gjithashtu, Memçaj është përfshirë edhe në mësimdhënie. Më herët, drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe aktualisht prokuror të në këtë prokurori, Olsian Çela ishte kandidatura e parë e dorëzuar pranë KLP-së. Prokurori Olsian Çela ka punuar në Prokurorinë e Tiranës, pasi përfundoi Magjistraturën në vitet 1998-1999. Gjithashtu, ka kryer edhe një sërë trajnimesh e specializimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë për hetimin e trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura